Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit afrojnë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot fondin, që partitë politike do të përdorin në kuadër të fushatës elektorale.
Mësohet se KQZ do shpërndajë në total 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndarja e fondit do të zbatohet si më poshtë:
- Partia Socialiste (PS) – 65.291.390 lekë
- Partia Demokratike (PD) – 44.818.545 lekë
- Partia e Lirisë (PL) – 9.140.730 lekë
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.015.375 lekë
- Partia Republikane (PR) – 2.689.112,70 lekë
- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 896.370,90 lekë
- PDIU – 1.792.735 lekë
- PBDNJ – 896.370,90 lekë
- PAA – 896.370,90 lekë
- PLL – 896.370,90 lekë
- Nisma Thurje – 868.445 lekë