10:28 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zgjedhjet penguan hapjen e bizneseve të reja në Qershor (SHIFRAT ZYRTARE)

13:52 | 17/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet penguan hapjen e bizneseve të reja në Qershor (SHIFRAT ZYRTARE)

Nga janari deri në korrik të këtij viti, të dhënat zyrtare tregojnë se janë të paktën 10 645 biznese të reja të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) tregojnë për një numër që luhatet mes 1500 dhe 1800 gjatë 5 muajve të parë, me një rënie në qershor dhe korrik.

Qershori vetë ka shënuar një numër prej 1213 bizesesh të reja të regjistruara që është më i ulëti ndër të gjithë muajt e tjerë të këtij viti. Ky muaj identifikohet me një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike siç ishin zgjedhjet, të cilat kanë njëfarë efekti psikologjik të provuar edhe në aspekte të tjera të ekonomisë, sidomos tek investimet.

Ky ngadalësim në hapjen e bizneseve të reja duket se është tejkaluar në korrik që, edhe pse me një nivel më të ulët sesa janar-maji, sërish ka ardhur në përmirësim në raport me muajin e gjashtë të vitit. Në korrik, numri i bizneseve të reja të regjistruara ishte 1422. Rekordin për numrin më të lartë ndër muajt e 2017-s e mban janari, me 1803 biznese të reja të regjistruara pranë QKB.

Të dhënat zyrtare të MZHETTS, edhe pse reflektojnë një ngadalësim në periudhën zgjedhore dhe postzgjedhore, nxjerrin edhe një të dhënë tjetër interesante. Ndërkohë që qershori është muaji me më pak biznese të reja të regjistruara, në fakt është muaji që mban rekordin e bizneseve të regjistruara me kapital të huaj.

Këto të fundit, në qershor ishin 141, duke mbajtur 12% të totalit të bizneseve të regjistruara atë muaj. Ndërkohë që shifrat e janarit dhe deri në korrik luhaten mes 94 dhe 121 biznese të reja me kapital të huaj. Në total, për 7-mujorin janë hapur 820 biznese të huaja, ose gati 8% e totalit.

Qarqet në të cilat ka pasur edhe më shumë aktivitete të reja të çelura janë ato të Shqipërisë së Mesme, kryesisht Tiranë-Durrës ku është përqendruar edhe aktiviteti kryesor ekonomik i vendit. Tirana mban rreth  51% të numrit total të bizneseve të reja të regjistruara në QKB gjatë këtij 7-mujori ndërkohë që Durrësi ka 11%, ndjekur nga Vlora me rreth 10%. Kjo e çon totalin e këtyre tre qarqeve në 72%, ndërkohë që pjesa tjetër ndahet mes nëntë qarqeve të tjera ndahet grupi i mbetur që është më pak se 28%./Monitor

Etiketa: biznesetqershorqershorizgjedhjet
Pas

Sot shqiptarët zbresin në fushë, si po i presin përballjet në Europa League

Para

Denoncimi te Berisha: 80 veta sherr me njëri-tjetrin në Sarandë, policia një orë me vonesë

Para
Denoncimi te Berisha: 80 veta sherr me njëri-tjetrin në Sarandë, policia një orë me vonesë

Denoncimi te Berisha: 80 veta sherr me njëri-tjetrin në Sarandë, policia një orë me vonesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.