Ish nënkryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës Agostin Marku e ka quajtur të paligjshme zgjedhjet e reja për konstituimin e Këshillit të Qarkut të Lezhës.
Marku tha se deri me sot nuk ka një dokument zyrtar që të jetë depoziuar pranë institucionit të këshillit të qarkut për sa i përket zgjedhjes së përfaqësuesve anëtar nga këshillat bashkiak në këshillat e qarqeve. Sipas tij janë shkelur të gjitha afatet ligjore për njoftimin e konstituimit.
Marku tha se është një shkelje e hapur e ligjit edhe sa i takon barazisë gjinore, pasi në këto njësi vendore sipas tij sidomos ne Mirditë nga tre anetare përfaqesues qarku janë zgjedhur tre meshkuj.
Ish nënkryetarI i Qarkut të Lezhës tha se edhe të gjitha mandatet që janë për përfaqësues në këshillin e qarkut janë anti-ligjore.
Marku tha se do te bëjnë padi në Gjykatën Administrative dhe do bëjnë denoncime për thyrje të zyrave. Deklaratat e Markut edhën pak dite pas Konstituimit të keshillit të qarkut të Lezhës, ku ne krye te këtij institucioni u zgjodh Eduard Ndreca.