06:49 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet për KLP dhe KLGJ, Spaho i numëron Ruçit faktet: Kandidatët u skualifikuan nga ONM, po kapni drejtësinë

13:51 | 19/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet për KLP dhe KLGJ, Spaho i numëron Ruçit faktet: Kandidatët u skualifikuan nga ONM, po kapni drejtësinë

Partia Demokratike i ka drejtuar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi lidhur  me përzgjedhjen e anëtarëve të KLP-së dhe KLGJ-së.

Letra është e firmosur nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho.

PD thekson se mazhoranca po kap drejtësinë dhe se 5 kandidaturat që janë pranuar janë skualifikuar nga ONM. 

Pjesë nga letra e Partisë Demokratike:

“Mazhoranca juaj parlamentare, po shndërron zbatimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi, në një mekanizëm konkret të kapjes dhe kontrollit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Në vijimësi po konstatohet se nga ana juaj po injorohen parashikimet kushtetuese të miratuara me konsensusin e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm të implementimit të një strategjie të qartë dhe të parapërgatitur nga ana juaj për kapjen politike të organeve të reja të drejtësisë.

Së pari, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka injoruar, në tejkalim flagrant të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, vlerësimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), duke kualifikuar të paktën 3 kandidatë të skualifikuar nga ky organ kushtetues ndërkombëtare. Kualifikimi i kandidatëve të skualifikuar nga ONM nuk është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, por e 4 anëtarëve të Nënkomisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes (që ka 5 anëtarë gjithësej). Për pasojë lista që i është paraqitur për votim Komisionit të Ligjeve, përmban kandidatë që janë skualifikuar nga ONM. Ky veprim bie ndesh me pikat 5 dhe 6 të nenit 179 të Kushtetutës, si dhe nenet 286 dhe 287 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Së dyti, organet e arsimit të lartë, nën ndikimin e paligjshëm të mazhorancës, kanë kryer veprime në mashtrim të ligjit, duke kualifikuar të paktën 2 kandidatë që nuk përmbushin haptazi kriteret formale kushtetuese dhe ligjore. Në këtë mënyrë, ato kanë eleminuar konkurimin real për të përzgjedhur juristët më të mirë në përbërjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Këto veprime në mashtrim të ligjit, janë ratifikuar/pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Për pasojë, aktualisht numri i kandidaturave të vlefshme, është më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante, duke eleminuar konkurimin, në kundërshtim kjo me nenet 53 dhe 151 të ligjit nr. 115/2016.

Së treti, janë kualifikuar kandidatë që nuk plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore; është injoruar vlerësimi i ONM se pjesa dërrmuese e kandidatëve kanë nivel mesatar apo nën mesatar; si dhe janë ndjekur praktika diskriminuese dhe jo të barabarta në trajtimin e kandidatëve nga strukturat e përfshira në procesin paraprak të vlerësimit.

Së katërti, nuk është bërë verifikimi i integritetit moral të kandidatëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, për shkak se ILDKPKI nuk ka bërë verifikimin e pasurisë së pjesës më të madhe të kandidatëve, duke deklaruar se ato nuk kanë qenë më parë subjekt deklarues dhe nuk disponon të dhëna.

Së pesti, procesi i kandidimit dhe veprimet e institucioneve të përfshira në procedurën e përzgjedhjes, nuk është koordinuar dhe mbikëqyrur nga një Komision i Pavarur, që duhet të kishte ngritur Kuvendi në zbatim të nenit 288 të ligjit nr. 115/2016. Veprimet e këtyre organeve, në kundërshtim me ligjin, janë koordinuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.”

(F.G/Faxweb)

Pas

Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit, makina përdorej prej shtatë vitesh në Serbi

Para

“Duam drejtësinë e djalit”, prindërit nga Fushë-Kruja “ngrejnë në këmbë” Prokurorinë e Përgjithshme

Para
“Duam drejtësinë e djalit”, prindërit nga Fushë-Kruja “ngrejnë në këmbë” Prokurorinë e Përgjithshme

"Duam drejtësinë e djalit", prindërit nga Fushë-Kruja "ngrejnë në këmbë" Prokurorinë e Përgjithshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.