Pavarësisht ka ose jo kandidat sfidues ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm për të garuar për postin e kryetarit të partisë Demokratike.
Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha i tha gazetares që nuk mund të shpikë rivalë siç ka bërë kryeministri Edi Rama te Partia Socialiste.
Pyetja: Nëse më 22 maj në zgjedhjet per kryetarin e ri të PD-së nuk do të keni asnjë kandidat përballë, çfarë do të bëni?
“Gara ime i nderuar zotëri nuk bëhet për rival por për anëtar të PD, unë paraqitem për të kërkuar dhe fituar votën dhe besimin e anëtarësisë të PD, se çfarë vendimi do të marrin të tjetër për të kandiduar ose jo, ajo s’ka lidhje me mua, ajo është vendim i gjithsecilit dhe i pavarur nga unë. Cilido që do të kandidojë dhe garantoj se ai komision do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësitë për një garë transparence, nuk ka rival ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rival për veten e tij, këto kërkoni atje tek PS-ja, me Sali Berishën nuk ka kështu gjëra, respektoj rivalët por nuk i shpik rivalët”, tha Berisha.