Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është ndaluar zyrtarisht të konkurojë në zgjedhjet presidenciale në Rusi që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se zoti Navalny ishte i papërshtatshëm për shkak të një dënimi për korrupsion, ku sipas vetë atij, është i motivuar politikisht. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të bojkotojnë votimin në Mars.
Navalny, 41 vjeç, u konsiderua gjerësisht si i vetmi kandidat me një shans për të sfiduar Presidentin Vladimir Putin. Navalny shtoi se ai do të ndërmarrë një sërë protestash në gjithë vendin.
Presidentin Vladimir Putin po kërkon një mandat të katërt në krye të Kremlinit, që do ta bënte atë liderin rus më jetëgjatë në detyrë që nga koha e Stalinit.(M.Q/Faxweb)