16:01 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump paraqet argumentat përmbyllëse të fushatës: Ne duhet të mposhtim Kamala Harris

18:34 | 28/10/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump paraqet argumentat përmbyllëse të fushatës: Ne duhet të mposhtim Kamala Harris

Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës së tij kundër rivales demokrate Kamala Harris, në një mbrëmje që u shoqërua me fyerje dhe gjuhë të ashpër ndaj saj dhe grupimeve të ndryshme. Në fjalimin që mbajti në qytetin e tij të lindjes Nju Jork, ish-Presidenti përsëriti temën e tij se amerikanët do të jenë në gjendje më të mirë nëse ai fiton. Nënpresidentja Harris e mban fjalimin e saj përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Kandidati republikan për president e mbajti fjalimin në Madison Square Garden, një nga arenat më të njohura të vendit. Ai tha se një presidencë e tij do të rikthente ëndrrën amerikane.

“Por që kjo të ndodhë, ne duhet të mposhtim Kamala Harrisin dhe të ndalojmë një axhendë radikale të majtë me një fitore dërrmuese që nuk do të mund të manipulohej”.

Zoti Trump ka pretenduar pa prova gjatë fushatës se demokratët po bëhen gati t’i manipulojnë zgjedhjet.

Ai përdori retorikën e tij të zakonshme lidhur me politikën e jashtme dhe imigracionin, duke kërkuar dënimin me vdekje për çdo migrant që vret një shtetas amerikan.

“Për vite kemi shpenzuar për vende të huaja, i jemi kushtuar mbrojtjes së kufijve të huaj dhe territoreve të huaja, por tani më në fund do të ndërtojmë vendin tonë, do të mbrojmë kufijtë tanë dhe do të mbrojmë qytetarët tanë. Quhet ‘Amerika e Para’ dhe do të ndodhë në nivele të papara”, tha ai.

Ish-Presidenti Trump e vuri theksin tek ekonomia, që ka qenë edhe çështja kryesore e fushatës.

“Nëse Kamala Harris merr edhe katër vite të tjera, ekonomia jonë nuk do të mund të rimëkëmbet kurrë. Nëse fitoj unë, ne do të ndërtojmë me shpejtësi ekonominë më të madhe në historinë e botës – që është ajo që kishim në mandatin tonë të fundit.”

Ai shtoi një propozim të ri që synon të bëjë për vete të moshuarit dhe klasën e mesme, duke sugjeruar një lehtësim taksash për ata që kujdesen për të afërmit e moshuar.

Propozimi i tij vjen pas atij të demokrates Harris e cila ka propozuar fonde federale për të mbuluar kostot e kujdesit shtëpiak për amerikanët e moshuar.

Mbrëmja u shoqërua me tone fyese dhe të papërshtatshëm nga folësit që mbështesin zotin Trump ndaj zonjës Harris dhe grupeve të ndryshme etnike. Sulmet personale ndaj zonjës Harris kanë qenë të vazhdueshme gjatë fushatës së zotit Trump.

Ndërkohë vetë zonja Harris bëri të dielën fushatë në Filadelfia, një bastion i rëndësishëm i demokratëve.

“Nuk duhet të zgjohemi ditën pas zgjedhjeve dhe të pendohemi për atë që mund të kishim bërë në nëntë ditët e ardhshme. Pra, le të bëjmë gjithçka që mundemi këto nëntë ditë”, tha ajo.

Ishte një përpjekje për të moblizuar demokratët që të dalin të votojnë, si kundërpeshë ndaj zonave rurale që anojnë më shumë nga zoti Trump në shtetin e Pensilvanisë që pritet të jetë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Zonja Harris përcolli një mesazh bashkimi.

“Që në fillim, synimi i fushatës sonë ka qenë të ndërtojmë koalicione, të forcojmë komunitetin. Duhet ta kuptojmë se të gjithë kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë”.

Dy kandidatët janë në një garë shumë të ngushtë dhe në ditët e fundit po përpiqen si të bëjnë për vete ata që mund të jenë ende të pavendosur, ashtu edhe për të mobilizuar pjesëmarrjen në votime të bazës së tyre.

Zonja Harris do ta mbajë fjalimin përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve, përpara Shtëpisë së Bardhë, një zgjedhje mesa duket simbolike, pasi është pikërisht vendi ku foli ish-Presidenti Donald Trump më 6 janar para sulmit ndaj Kapitolit./VOA

Pas

Bylykbashi: Mosbindje civile, s’mund të pranojmë zgjedhje farsë që diktohen nga krimi

Para

Inceneratori i Fierit/ Apeli i Posaçëm: Të rishqyrtohet çështja, dëshmitarë të tjerë

Para
Inceneratori i Fierit/ Apeli i Posaçëm: Të rishqyrtohet çështja, dëshmitarë të tjerë

Inceneratori i Fierit/ Apeli i Posaçëm: Të rishqyrtohet çështja, dëshmitarë të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.