Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Ukraninë, ku nga numërimi i deritanishëm i votave kryeson komediani 41-vjeçar Volodymyr Zelensky përballë presidenti aktual Petro Poroshenko.
Sondazhet e kanë nxjerrë fitues 41 vjeçari i cili mbështetet nga më shumë se 70% e popullit ukrainas.
Qytetarët janë shprehur se e kanë më mirë të udhëhiqen nga një person pa përvojë politike se sa nga presidenti aktual i cili sipas tyre ka shkatërruar vendin me anë të krimit dhe korrupsionit.