Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ka folur edhe për situatën politike në vend.
Sipas Topit kjo fushatë ka qenë pa përmbajtje dhe pa formë, madje “fushata ka filluar dhe me mjete të tjera”, duke iu referuar incidenteve mes PS dhe LSI.
Por ai ka komentuar edhe marrëveshjen Rama-Basha. Kryetari i FRD-së tha se dy liderët mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri që janë zgjedhjet, për të cilat nuk gjetën zgjidhje.
” Gjëja më e keqe e marrëveshjes Rama Basha ishte ajo që pritej të bëhej dhe vetëm ajo nuk u bë, u diskutua për gjithçka vetëm për listën e zgjedhjeve nuk u diskutua. Përderisa s’u vendos për një ligj korrekt, a do kemi një parlament të besueshëm? Gabimi i tyre është që mbyllën me grim një plagë të madhe në Shqipëri, që janë zgjedhjet. Rama që është kryeministër, del e thotë mos votoni të tjerët. Politikani duhet të dalë e të thotë më votoni mua, por mos u merr me tjetrin.”, u shpreh Topi. (J.V/Shuplaka)