Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së protestës së djeshme të opozitës, nga ku edhe u mor lajmi se Presidenti Ilir Meta kishte ç’dekretuar datën 30 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Basha shkruan se falë vendosmërisë dhe bashkimit të qytetarëve, zgjedhjet janë anulluar dhe shton se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane.
Reagimi i plotë:
Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.#ShqiperiaSiEuropa ????
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post