Në studion e Faxnews, analistja zgjedhore Antuela Male nga KRIIK u shpreh se kandidatëve iu është bërë thirrje që të kenë kujdes sa i takon fushatës së tyre elektorale.
Ajo tha se kandidatët duhet të largohen nga retorika politike por të shkojnë me projekte konkrete te qytetarët.
Për gazetaren Deni Turhani ajo shtoi se asnjë subjekt politk, nuk ka bërë kërkesë për të bërë verifikimin e figurës nga e kaluara.
Male: KRIIK monitoron proceset zgjedhore prej 2 dekadash. Që nga dekretimi i zgjedhjeve ne kemi filluar procesin e monitorimit të zgjedhjeve, pak ditë më parë kemi nxjerr nje qëndrim publik ku ju bëjmë thirrje partive dhe kandidatëve të kenë kujdes maksimal sa i takon fushatës elektorale që është 30 ditëshi para datës së zgjedhjes dhe fushata të ngrihet mbi nevojat e qytetarëve.
Tashmë janë të gjitha dokumentat e kandidatëve, po kryhet regjistrimi i tyre, ka përfunduar në disa KZAZ.
Është shumë e rëndësishme që partitë të zgjedhin kandidatë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve.
Është detyrim që kandidatë të plotësojnë jetëshkrimin që qytetarët të njohin profesionalizmin e kandidatëve.
Kemi kërkuar që partite të bëjnë filtrimin paraprak të këtyre kandidatëve.
Është shumë i rëndësishëm marrja e informacionit për dokumente e Sigurimit të Shtetit. Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga partitë për të bërë verifikimin e figurës në kuadër të shkëputjes nga e kaluara.
Të rëndësishëm janë edhe kandidatët e këshillave bashkiak. Do të jenë rreth 1600 në të gjitha bashkitë e vendit. Ata duhet të jenë një zë, të sjellin zërat e qytetarëve në këshillin bashkiak. Platforma e këtyre kandidatëve është shumë e rëndësishme, duhet të largohemi nga retorika dhe të shkojmë në projekte konkrete për qytetarët.
Discussion about this post