Deputeti i PS, Ditmir Bushati ka pranuar se fitorja e zgjedhjeve në Shkodër është e vështirë për Partinë Socialiste.
Gjatë një interviste në emisionin “Tempora” Bushati u shpreh se Partia Socialiste po punon intensivisht në mënyrë që të arrihet një rezultat më I mirë se në zgjedhjet e kaluara.
Më tej Bushati shtoi se edhe pse është e vështirë të fitohet në Shkodër por nuk është e pamundur.
“Bëjmë organizimin, aq më tepër që kemi në prag zgjedhjet. Jemi përfshirë në një proces intenisv sa i përket kandidatëve për këshill bashkiak. Janë 5 bashki 3 drejtohen nga ne dhe 2 nga PD. Synojmë të kemi një rezultat më të mirë se ai para 4 viteve. Nuk është një territor i lehtë për PS sidomos bashkia Shkodër. Por nga ana tjetër asgjë nuk është e pamundur në politikë, aq më tepër që PD në Shkodër nuk ka qeverisur mire”-u shpreh Bushati.