06:53 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Manjani: Ashtu si PPSH që konkuronte me organizatat “levë” të saj, këtë do bëjë edhe Rilindja më 30 qershor

21:03 | 21/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji i pushtetit mbi ligjin e shtetit

Situata e tensionuar politike, e cila duket se nuk po gjen zgjidhje, me mosmarrëveshjet midis palëve pozitë-opozitë, të cilat qëndrojnë të palëkundura në qëndrimet e tyre, duket se kanë krijuar një ngërç politik pak para zgjedhjeve të qershorit.

Në një shkrim kushtuar pikërisht zgjedhjeve të ardhshme, ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zgjedh të bëjë një krahasim ku në fokus ka, zgjedhjet e 31 marsit 1991 versus zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Kritik, përmes analizës e tij Manjani arrin në përfundimin se: “Ashtu sikurse në ato zgjedhje ku Partia e Punës konkurroi me organizatat “levë” të saj, një situatë shumë e ngjashme do të ndodh edhe me zgjedhjet lokale të Rilindjes më 30 qershor.”

Nga Ylli Manjani

Kujtesë:

Zgjedhjet e fundit fasadë që janë mbajtur në Shqipëri ishin ato të 31 marsit 1991.

Asokohe opozita politike (PD dhe PR) sapo ishte krijuar dhe pjesëmarrja në zgjedhje rezultoi e pamjaftueshme për të ndërtuar një parlament pluralist.

Në ato zgjedhje Partia e Punës konkurroi me organizatat “levë” të saj. Situatë shumë e ngjashme me zgjedhjet lokale që do të bëjë Rilindja më 30 qershor.

Ja kush ishin pjesmarrësit në zgjedhjet e ‘91:

  1. PPSH- Partia e Punës e Shqipërisë, ose partia Komuniste që më vonë u bë Partia Socialiste.
  2. BPSH- Bashkimet Profesionale të Shqipërisë. Një organizatë levë e PPSH që kryente detyra sindikaliste vetëm në parakalimet e 1 Majit dhe ndante fletë kampi.
  3. BR- Bashkimi i Rinisë, organizatë levë e PPSH që kontrollonte rininë shqiptare për llogari të partisë.
  4. KV- Komiteti i Veteranëve. Edhe kjo një organizatë levë e PPSH që “kujdesej” për veteranët dhe familjet e dëshmorëve në emër të partisë. Ndonjë element të KV mund ta ndeshësh sot duke mbajtur ndonjë fjalim nëpër varreza.
  5. FD- Fronti Demokratik, organizatë famëkeqe levë e PPSH, që kontrollonte çdo sjellje të njerëzve në lagje.
  6. BG- Bashkimi i Grave, ishte organizata e gruas së PPSH.
  7. PDSH- Partia Demokratike e njohur në dhjetor 1990. Pra vetëm me tre muaj jetë politike
  8. PR- Partia Republikane, e krijuar vetëm 1.5 muaj para zgjedhjeve.
  9. PE- Partia Ekologjike e krijuar nga eksponentë të Partisë së Punës.
  10. PA- Partia Agrare, edhe kjo e krijuar fët e fët para zgjedhjeve.
  11. OMONIA- organizatë politike e minoritetit Grek.
  12. Kandidatë të Pavarur

Ja, këto konkuruan në ato zgjedhje dhe PPSh fitoi 80% të vendeve në Parlament.

Të njëjtat zgjedhje do të Rilindë sot qeveria dhe Parlamenti MONIST!

Pas

Dalin pamjet e servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes, 4 të arrestuar (FOTO)

Para

Banorët e Astirit kundër Veliajt: Ti vemje e Bashkisë, tek fiku ishe dhe aty do mbetesh

Para
Banorët e Astirit kundër Veliajt: Ti vemje e Bashkisë, tek fiku ishe dhe aty do mbetesh

Banorët e Astirit kundër Veliajt: Ti vemje e Bashkisë, tek fiku ishe dhe aty do mbetesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.