Ditën e sotma ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD ku do të miratohen vendimet e marra nga kryesia. Në fjalën e tij kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se mbledhja po bëhet në një moment të jashtëzakonshëm për shoqërinë dhe ka hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj kryeministrit.
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar bëhet në një moment jashtzakonisht kritik për shoqërinë dhe kombin shqiptar. Sicc ndiqni situatën Edi Rama ccdo javë e ccdo muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbo-madh dhe Beogradit.
Nëse ju merrni diskursin e tij, në të gjitha fjalimet e tij do të gjeni Vuçiç. E vërteta është se prapa mbrojtjes që Rama i bën aksit Moskë-Beograd qëndron vasaliteti i tij indirect ndaj Moskës dhe shkelmimi i interesave të shqiptarëve. Në mënyrë anti-shqiptare dhe ç’njerëzore thotë se nuk bie dakord me Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës, nuk bie dakord për mos njohjen e Kosovës.
Kërkesën që ai drejton publikisht ndaj Vuçiç për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga padroni i tij, dhe presidenti serb këtë kërkesë e shumëzon me 0, kështu me këtë alibi ai mbulon të gjitha shërbimet dhe avokatitë që Rama i bën.
Discussion about this post