Komisioni Europian do të publikojë javën e ardhshme strategjinë e re, të zgjerimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen.
Sipas të përditshmes britanike “Financial Times” në dokumentin që do të publikohet të martën e 6 shkurtit, përcaktohet viti 2025 si afat për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Pas krizës financiare të 2008-ës dhe problemet me borxhet në Eurozonë, si dhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, Rusia po shfaq ndikim në vendet ballkanike.
Sipas analistëve, kjo situatë po shfrytëzohet nga Rusia që e shfaq veten si një partner alternativ për vendet ballkanike. E teksa vendet e Europës Qendrore, të anëtarësuara rishtazi janë pro zgjerimit, vende si Spanja kanë rezerva. Madridi kundërshton anëtarësimin e Kosovës si vend i pavarur nga Serbia, pasi mund të bëhet precedent për probleme me statusin e rajonit të Katalonjës.
(M.Q/Faxweb)