18:38 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

12:32 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Gara për ngritjen e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është finalizuar sot në ambientet e KLP-së, ku u emëruan 8 anëtarët e parë të kësaj strukture, të cilët do të betohen te presidenti Meta në datën 19 Dhjetor, dhe më pas do të nisin nga puna.

Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho janë prokurorët e parë të SPAK, të cilët kanë kaluar në një sitë hetimi në dy shkallët e Vettingut, ndërsa kanë rezultuar të pastër në tre shtyllat e hetimit, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.

Prokurorët e zgjedhur kanë mandat 9-vjeçar, dhe nuk kanë të drejtë rizgjedhjeje.

Çfarë ndodhi gjatë procesit që zgjati më shumë se 10 muaj:

Pas një gare më shumë se 10 mujore, dhe aplikimeve të shumta, sidomos nga prokurorë të spikatur të Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët kanë hetuar dosjet më të rëndësishme të viteve të fundit, SPAK krijohet në momentin kur sistemi i drejtësisë është i trazuar dhe pothuajse i gjunjëzuar nga efekti domino i shkarkimeve nga Vettingu.

Tetë emra presim emërimin, ndërsa pak javë më parë KLP i ka renditur përmes një metodologjie për pikëzimin dhe vlerësimin e tyre. Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho kanë kaluar në një sitë hetimi në dy shkallët e Vettingut, ndërsa kanë rezultuar të pastër në tre shtyllat e hetimit, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale. KLP emëron vetëm tetë prokurorë, në dallim nga pritshmëria e fillimit, kur pretendohej të ngrihej me dhjetë.

Kjo ishte e pamundur pasi kandidatët tjerë aplilkantë nuk kanë kaluar Vettingun me formë të prerë, ndërsa presin akoma të kalojnë këtë proces. Deri më tani më garë kanë mbetur pa kaluar Vettingun, Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Anita Jella, Manjola Kajana dhe Doloreza Musabelliu. Në renditjen përfundimtare të 15 emrave kandidatë, deri më tani, njëri prej tyre është shkarkuar që në shkallën e parë, Ndini Tavani.

Përsa i përket kandidatit të 15-të, Besnik Muçi, automatikisht u largua nga gara pas emërimit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por edhe emërimin në këtë të fundit nuk e shijoi për gjatë pasi u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Përderisa, edhe pse kanë shfaqur interes, nuk kanë arritur të pranohen për SPAK, prokurorë të rëndësishëm si Vladimir Mara, Dritan Prençi, Arenc Çela apo drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Presioni ndërkombëtar për ngritjen e SPAK, ka qenë i madh mbi KLP-në që prej muajit qershor. Vonesat kanë ardhur për shkak të Vettingut, ndërsa pas emërimit pritet që tetë anëtarët e emëruar të SPAK të betohen para Presidentit të Republikës brenda muajit dhjetor. Nga ai moment, zyrtarisht fillon puna e SPAK dhe shkrihen përgjithmonë Krimet e Rënda.

Altin Dumani
Behar Dibra
Arben Kraja
Edvin Kondili
Elida Kaçkini
Ened Nakuçi
Enkeleda Millonai
Klodian Braho

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: altin dumanidumani spakklodian braho
Pas

“KÇK nuk e shpika, e kam dëgjuar nga vetë ata..”, Rama përmend dhe atentatin ndaj prokurorit Ndoji: Fati e solli

Para

Pas idesë për Referendum, zbulohet hapi i rradhës i Presidentit Meta

Para
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Pas idesë për Referendum, zbulohet hapi i rradhës i Presidentit Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.