03:48 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjidhet Kryesia e re e LSI-së, Meta zbulon emrat

19:39 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhet Kryesia e re e LSI-së, Meta zbulon emrat

Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjodhi sot Kryesinë e re të saj, ku nuk mungojnë emrat e rinj.

Profesori që garoi përkrah Metës në garën për kreun e LSI-së, Shezai Rokaj, është zgjedhur kryetar i Komitetit Drejtues, ndërsa zv/ministrja e Integrimit Erisa Xhixho Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.

“Ishte kënaqësi sot për të konstituuar mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar pas Konventës Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur Kryesinë e re dhe njëkohësisht për të bërë edhe mbledhjen e parë konstituuese të kësaj kryesie. Jo vetëm kaq, por edhe për të zgjedhur edhe disa kolegë të tjerë të cilët do të kenë një kontribut të rëndësishëm në drejtimin e Kryesisë, KDK-së dhe gjithë strukturave të LSI-së, edhe në kuadër të rritjes të kolegjialitetit, bashkëpunimit dhe transparencës në drejtimin e kësaj force politike. Dua të uroj profesor Shezai Rrokajn, që u zgjodh kryetar i KDK-së me një votë gati unanime dhe njëkohësisht dua t’ju prezantoj Sekretaren e re për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixhon, e cila nuk është e panjohur për ju dhe kjo është një nga arsyet që e kemi zgjedhur. Për të rritur dhe për të përmirësuar më tej komunikimin me mediat dhe në përgjithësi për të përmirësuar më tej marrëdhëniet me publikun të LSI-së. Ashtu sikurse kemi zgjedhur edhe Eriona Bixhën, Sekretare Organizative, z. Edmond Haxhinasto, Sekretar për Çështje Programore, dhe z. Bahri Shaqiri Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe natyrisht edhe kryesinë e re, emrat e të cilës tashmë i keni online. Besojmë të përmirësojmë më tej drejtimin e LSI-së si një element mjaft i rëndësishëm për të kontribuar në të gjithë përmirësimin e qeverisjes së vendit dhe të përmirësimit të kulturës së politikëbërjes në vend”, tha Meta para mediave.

Pak ditë më parë LSI zgjodhi edhe zv/kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët e rinj të saj.

Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Endrit Brahimllari, nënkryetari Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa zv/kryetar është zgjedhur kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili.

 

Etiketa: emratkryesiaLSImeta
Pas

Risia e emisionit më të ri investigativ, “velinat” janë dy djem (VIDEO)

Para

Olta Gixhari bën prostitutën, këto puthje me Arben Derheimin duken kaq të vërteta…

Para
Olta Gixhari bën prostitutën, këto puthje me Arben Derheimin duken kaq të vërteta…

Olta Gixhari bën prostitutën, këto puthje me Arben Derheimin duken kaq të vërteta...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.