Zgjidhet një nga drejtuesit e Komisioneve të reja të Vettingut. Paraprakisht mësohet se Genta Bungo është zgjedhur në krye të Komisionit të Kualifikimit.
Sakaq për këtë post kandidonin Alma Vokopola, Olsi Komici, përballë Genta Bungo.
Zyrtarisht procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi, pritet të nisë në muajin shtator.
Ky fakt është bërë i ditur më herët nga kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera.
Më tej në intervistën e dhënë pak ditë më parë Calavera u shpreh se më shumë se datat e rëndëishme është cilësia e procesit të Reformës në Drejtësi. (E.K/SHUPLAKA)