Kandidati i Partisë Demokratike italiane, David Sassoli, është shpallur sot President i Parlamentit Europian.
Sassoli u votua me 345 vota, i mbështetur nga PPE, por pa votat e partive italiane në pushtet, të cilat nuk i kanë dhënë mbështetjen e tyre. Madje ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka komentuar me pakënaqësi emërimin e bashkëkombësit duke thënë se Sassoli është “ një deputet i së majtës, ish gazetar, i zgjedhur ndoshta edhe me votat e disave nga e djathta. Por jo votat tona”.
David Sassoli para 10 viteve si eurodeputet, ka qenë një fytyrë e njohur i ekranit italian, një ndër moderatorët më të njohur të televizionit publik RAI.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Sassoli ka nënvizuar se “ Bashkimi Europian nuk është një incident i historisë, jemi nipërit e atyre që gjetën antidotin e degjenerimit nacionalist që ka helmuar historinë ton