Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari në një postim në rrjetet sociale, ka dhënë zgjidhjen për daljen nga kriza politike.
Hajdari ka kërkuar që deri në dhjetor të miratohet reforma zgjedhore me rekomandimet e OSBE-së dhe të ndryshohet sistemi, ndërsa më pas të bëhen dy palë zgjedhje për njëherë, parlamentare dhe lokale për daljen nga kriza.
“Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend” shkruan Hajdari.
Discussion about this post