23:09 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ZGJIDHJA: Rama, tentativë mizore për rritjen drastike të çmimit të ilaçeve

21:31 | 21/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZGJIDHJA: Rama, tentativë mizore për rritjen drastike të çmimit të ilaçeve

Forca politike, ZGJIDHJA ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se synon të rrisë në mënyrë drastike çmimin e barnave, duke nënvizuar se është vënë në shërbim të oligarkëve.

Zgjidhja shkruan se pa shumë bujë, në punimet e Kuvendit është përfshirë një projektligj për pullat e ilaçeve

REAGIMI I PLOTË:

Zgjidhja: Rama, tentativë mizore për rritjen drastike të çmimit të ilaçeve

Rama ka nisur me shpejtësi të vërë në zbatim synimin e tij të vërtetë: jo bashkëqeverisje me popullin, por me oligarkët. Përveç ligjit famëkeq të importit të plehrave, në kalendarin dy javor të punimeve të parlamentit, ka infiltruar pa bujë, një tjetër projektligj që ka të bëjë direkt me shëndetin dhe xhepat e qytetarëve. Bëhet fjalë për një rritje drastike të çmimit të barnave mjekësore. Në janar të vitit 2014, Rama deklaroi se do të anulonte koncesionin e pullave të ilaçeve, sepse ishte i papranueshëm dhe do ta kthente këtë shërbim te Ministria e Financave. Por ashtu siç bëri me shumë premtime të tjera, edhe për këtë koncesion ai u dorëzua në prehrin e oligarkëve, duke firmosur një vendim qeverie në tetor 2016, sipas të cilit rritet çmimi i pullës së kontrollit të ilaçeve, e cila është e detyrueshme për çdo paketë barnash. Kjo do të thotë që nga afërsisht 2 lekë për çdo paketë barnash që është sot (14.43 euro për 1 mijë copë pulla) çmimi për çdo pullë do të bëhet 2,4 për qind e çmimit të barit, duke rritur çmimin e pullës për çdo bar më të shtrenjtë se 83 lekë. Edi Rama dështoi në dy përpjekje që bëri për të miratuar në Kuvend këtë projekt në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017. Tani që ai e ka marrë i vetëm edhe timonin edhe tepsinë, projektligji është rifutur i pandryshuar në kalendarin e katër javëve të ardhshme të Kuvendit dhe miratimi i tij pritet që të jetë thjesht një formalitet. Nëse ndodh kjo, për barnat e shtrenjta rritja e çmimit të pullës do të jetë deri në dhjetëra herë më i lartë, kurse për barnat e rralla që kurojnë sëmundje të rënda, do të jetë marramendëse.

Shumëfishimi i çmimit të pullës së kontrollit do të çojë direkt në rritjen e vetë çmimit të barnave, pasi kostoja e pullës do t’i kalohet si gjithmonë konsumatorëve për barnat që shiten në farmaci dhe buxhetit të shtetit për barnat që furnizojnë spitalet dhe klinikat shtetërore. Nga kjo rritje, të ardhurat e koncesionarit, shtohen afërsisht 25 herë më shumë. Aktualisht të ardhurat nga pulla fiskale për barnat janë rreth 200 mijë euro në vit, ndërsa me formulën e re, koncesionari do të marrë rreth 5,3 milionë euro, në tregun tonë farmaceutik që është gjithsej 128 milionë euro në vit.
Ky është një fitim i jashtëzakonshëm pa bërë asnjë investim të ri. Rama po ia “dhuron” koncesionarit monopolist këto para, duke rrjepur shtresat më delikate e më të varfëra të shoqërisë. Koncensioni i pullave fiskale që është dhënë që në vitin 2011 nga Berisha, nuk ka garantuar asnjë përmirësim të tregut farmaceutik në Shqipëri. Këtu vijnë masivisht ilaçet e skaduara dhe ato me cilësinë më të ulët të kontinentit. 
ZGJIDHJA u bën thirrje deputetëve të shumicës, që të mos e votojnë këtë gjobë të re të vënë nga Rama dhe oligarkët e tij, për të sëmurët, të moshuarit dhe qytetarët e Shqipërisë. Të gjithë tashmë e dinë se Rama nuk është as i majtë dhe as socialist, por, duke futur duar edhe te paratë e ilaçeve e të varfërve që luftojnë të mbijetojnë, ai po tregon edhe pjesën më të errët: anti-humanizmin ekstrem dhe frymën mizore të qeverisjes së tij!

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: zgjidhja
Pas

Fatos Lubonja: Çfarë gjetën hetuesit në shtëpinë tonë dhe si i kalova 7 muaj në birucë, më pyetën për pikëpamjet e mia

Para

“Vepra madheshtore te Rilindjes urbane. Rruga bosh e xhepi plot” (FOTO)

Para
“Vepra madheshtore te Rilindjes urbane. Rruga bosh e xhepi plot” (FOTO)

“Vepra madheshtore te Rilindjes urbane. Rruga bosh e xhepi plot” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.