22:34 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ZGJIDHJA reagon ashpër pas dhunës së policisë në Shkozë: Krim shtetëror, banorët të dëmshpërblehen

20:44 | 14/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZGJIDHJA reagon ashpër pas dhunës së policisë në Shkozë: Krim shtetëror, banorët të dëmshpërblehen

ZGJIDHJA e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka reaguar ashpër pas dhunës policore ndaj banorëve të Shkozës që kundërshtojnë vendimin e IKMT-së për të prishur banesat e tyre për t’i hapur rrugë projektit të rehabilitimit të Lanës. ZGJIDHJA kërkon që qeveria të legalizojë dhe dëmshpërblejë me çmimet e tregut banesat e banorëve dhe të mos shkaktojë më fatkeqësi për qytetarët.

Gjithashtu ZGJIDHJA sulmon Ramën duke thënë se sa kohë të qëndrojë ai në pushtet do të këtë dhunë dhe sjellje çnjerëzore

REAGIMI:

Sjellja ndaj banorëve të Shkozës tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie! Klithmat e të miturit që kërkonte ndihmë, ndërsa policia i tërhiqte zvarrë nënën pse protestonte kundër prishjes së shtëpisë në Shkozë janë tronditëse. Dhuna e qeverisë së Edi Ramës që kërkon ta zgjidhë me kërbaç ndaj popullit çdo punë publike, është krim shtetëror dhe e paimagjinueshme për një shtet demokratik, ku individët kanë të drejta të patjetërsueshme kushtetuese. Ata qindra banorë të Shkozës, që sot bllokuan rrugën në shenjë proteste ndaj qeverisë që kërkon t’u prishë shtëpitë, pa i dëmshpërblyer, janë në të drejtën e tyre. Pronat e tyre që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit Lana nuk duhet të të prishen as me dhunën e policisë dhe as me fadroma, siç ka bërë ky kryeministër katër vitet e shkuara në mbarë vendin. Drejtues të lartë të Rilindjes i mashtruan këta fatkeqë, duke u premtuar gjatë fushatës se nëse u jepnin votat, do të nxirrnin një VKM të posaçme për pronat e tyre. Tani që u kanë marrë votat, në vend të VKM-së, nxorrën policinë dhe fadromat dhe po u marrin edhe shtëpitë.

 ZGJIDHJA distancohet prerazi nga veprimet e këtij kryeministri.

 Ajo është me banorët e Shkozës në këto momente të vështira të jetës së tyre. Qeveria vetëm duhet t’i legalizojë dhe t’i dëmshpërblejë me çmimin e tregut pavarësisht ku dhe kur kanë ndërtuar, në buzë të detit apo të lumit, në Sheshin “Skënderbej” apo në periferi të Tiranës. Punët publike nuk duhet të kthehen në fatkeqësi për dhjetra familje, që i ndërtuan shtëpitë me nxitjen dhe tolerimin e qeverive përkundrejt votave në zgjedhje. Ka vetëm një rrugë për çdo ndërtim ende të palegalizuar dhe që duhet prishur për nevoja publike: legalizim dhe dëmshpërlbim sipas çmimeve të tregut për çdo centimetër truall. Jo vetëm që banorët e Shkozës duhet të dëmshpërblehen me çmime tregu, por ata duhet të përfitojnë edhe dy vite qera deri sa të kenë blerë shtëpinë e re ose të kenë ngritur biznesin në një vend tjetër.

Rama ka bindjen se sa më shumë dhunë e mjerim, vështirësi e vuajtje të bien mbi popullin, aq më i gjatë e i sigurtë do të jetë sundimi i tij! Është një politikë çnjerëzore dhe e pashpirt. Sjellja ndaj banorëve të Shkozës tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie! #ZgjidhjaPërQytetarët. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Pas

I kërkoi burg gjyqtarit se s’paguante dot gjobën, “hajduti i dritave” zbulon pse e rilidhte energjinë elektrike (VIDEO)

Para

Protesta e banorëve të Shkozës, Gjosha: Ishte e vështirë t’i shikoje, të ndalen prishjet e shtëpive nëse ka mbetur një fije arsye në këtë shtet të pashpirt

Para
Gjosha i kundërpërgjigjet Bushatit: Pa merak i dashur Ditmir se Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga korrupsioni dhe krimi

Protesta e banorëve të Shkozës, Gjosha: Ishte e vështirë t’i shikoje, të ndalen prishjet e shtëpive nëse ka mbetur një fije arsye në këtë shtet të pashpirt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.