09:07 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ZGJIDHJA: Rilindja t’i japë tekstet shkollore falas, PD të kursejë “lotët e krokodilit”

11:56 | 29/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZGJIDHJA: Rilindja t’i japë tekstet shkollore falas, PD të kursejë “lotët e krokodilit”

 

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të shpërndajnë falas si dhe pa radha të lodhshme tekstet shkollorë për arsimin parauniversitar që do të nisë më 11 shtator. Në një reagim në Facebook, ZGJIDHJA këshilloi edhe PD-në që të mos lëshojë “lotë krokodili” për nxënësit shqiptarë, kur ajo sa ishte në qeveri vetëm sa i strenjtoi tekstet dhe i bastardoi, duke i bërë biznes fitimprurës për vete dhe klientët e qeverisë.

REAGIMI:

Dhjetëra mijëra prindër dhe nxënës të arsimit parauniversitar po përballen prej 25 gushtit me radhë të gjata për të blerë tekstet shkollore. Nga Tirana në periferitë e vendit, Ministria e Arsimit ka hapur shumë pak pika të autorizuara për shitjen e teksteve, duke i bërë një nisje të shëmtuar vitit të ri shkollor 2017-2018. ZGJIDHJA i bën thirrje ministrisë së Arsimit që të reagojë në kohë dhe të bëjë të mundur, që shpërndarja e teksteve në shkolla, të jetë një festë për prindërit dhe nxënësit dhe jo një vuajtje e pamundësi për ta. ZGJIDHJA e vlerëson të dhimbshëm faktin se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku tekstet shkollore shiten, në vend që të jepen falas. Këshillojmë drejtuesit më të lartë të PD-së, që të kursejnë “lotët e krokodilit” që po derdhin këto ditë për nxënësit dhe prindërit shqiptarë. Për 13 vite në pushtet, PD-ja vetëm sa i shtrenjtoi tekstet për nxënësit e arsimit parauniversitar. Botimi dhe shpërndarja e teksteve u bë minierë ari për qeveritarët e saj dhe bizneset e lidhura me ta. Futja e Altertekstit i bastardoi kurrikulat, u la hapësirë lloj-lloj teksteve shkollorë dhe jashtëshkollorë, aq sa gati çdo shkollë kishte tekstin e vet për çdo lëndë, me autorë dhe përmbajtje diletante, mbushur me pasaktësi dhe plot gabime. Kjo ishte një goditje e rëndë për kurrikulën shkollore. Heqja e Alertekstit ishte njëra prej punëve të pakta pozitive që bëri qeveria e Rilindjes më 2014-ën. ZGJIDHJA mbështet propozimin që shpërndarja e teksteve shkollore për arsimin parauniversitar të bëhet falas për të gjithë nxënësit shqiptarë dhe tekstet shkollore të mos jenë burim pasurimi për shtëpitë botuese pas të cilave fshihen zyrtarët e lartë, që ndajnë mes tyre fondin 15 milionë dollarë. ZGJIDHJA, gjithashtu, kërkon që të vijojë edhe më tej unifikimi i teksteve shkollore me Kosovën dhe të dyja shtetet bashkë të ndihmojnë me tekste dhe mjetet didaktike shkollat dhe gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, në Greqi, Itali dhe kudo ku ka shqiptarë që ata të mos i humbin gjuhën, historinë dhe traditat tona. #ZgjidhjaPërShqiptarët (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: falasreagimtektet shkollorezgjidhja
Pas

Brilante skema e Ramës! Dje policia terrorizonte gazetarët te ”Koha Jonë”, sot kryeministri i gostiti në Llogara

Para

Juncker deklaratë të fortë: Turqia po largohet me hapa gjigandë nga Europa

Para
Juncker deklaratë të fortë: Turqia po largohet me hapa gjigandë nga Europa

Juncker deklaratë të fortë: Turqia po largohet me hapa gjigandë nga Europa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Shkodër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Huthët e Jemenit e pranojnë: Kemi bashkëpunuar me Iranin! Jemi koordinuar në sulmet ndaj Izraelit

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit! “Kampion” mban Shkodra, përjashtohet vetëm Tirana

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Plumbat ndaj senatorëve, reagon Biden: Sulmi i motivuar politikisht nuk duhet të ndodhë kurrë

Sulmi iranian në Izrael, të paktën 8 të vrarë dhe 200 të plagosur

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.