07:48 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ZGJIDHJA thirrje: Stop keqtrajtimit të kafshëve!

21:35 | 05/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZGJIDHJA thirrje: Stop keqtrajtimit të kafshëve!

Forca politike ZGJIDHJA I bën  thirrje instancave shtetërore që të marrin masa urgjente për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna njerëzore. Ky reagim ka ardhur  pas ngjarjes së rëndë në Kuçovë, kur një adoleshent masakkroi më sëpatë një qen të lidhur, ndërsa shokët e filmonin.

 ZGJIDHJA kërkon që të bëhet menjëherë ligji për mbrojtjen e kafshëve nga abuzimi i njerëzve, që rregullon trajtimin e tyre qofshin shtëpiakë, endacakë deri te speciet në rrezik dhe u shpreh se ishte në krah të shoqërisë civile dhe shoqatave që mbrojnë kafshët, duke u bërë thirrje parlamentarëve që të përpilojnë e miratojnë menjëherë ligjin për mbrojtjen e tyre dhe dënimin e çdo abuzuesi

REAGIMI I PLOTË:

Stop keqtrajtimit të kafshëve!

Masakrimi që adoleshenti i bëri qenit në Kuçovë, ndërsa shokët e tij e filmonin përmes britmave të dhimbshme  të asaj qenie të pafajshme është një thirrje për secilin nga ne, për të gjithë shoqërinë tonë si dhe për instancat tona qeverisëse. Përshëndesim të gjithë shqiptarët që kanë reaguar tepër të indinjuar për ngjarjen, shoqatat që janë në ballë të këtij reagimi si dhe personalitetet e fushës së artit dhe intelektualët që kanë qenë tepër aktivë në rrjetet sociale. Nuk mund të jemi më vendi pa standarde dhe rrumpalla ku njerëzit me probleme psiqike të abuzojnë me qeniet pa gojë, kafshët e dashura që veç na ndihmojnë e zbukurojnë jetën tonë!

Siç ka thënë Ghandi, madhështia e një kombi gjykohet nga mënyra se si i trajton kafshët. Mungesa e legjislacionit në lidhje me masakrimin, keqtrajtimin dhe abuzimin e kafshëve është një shenjë shumë e rëndësishme për nivelin e civilizimit të një vendi dhe konkretisht përgjegjësisë së munguar të parlamentarëve dhe shtetarëve tanë për t’ iu përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të shoqërisë civile, aktivistëve dhe shoqatave për mbrojtjen e kafshëve. Duhet bërë menjëherë ligji për mbrojtjen e kafshëve nga abuzimi i njerëzve, që rregullon trajtimin e tyre qofshin shtëpiakë, endacakë deri te speciet në rrezik. Në Shqipëri kafshët blihen në dyqane pothuaj pa asnjë standard, ngjeshen nëpër kafaze, tregtohen si copa mishi, nuk dokumentohen fare origjina, sëmundjet, vaksinimi etj. Shpesh ato keqtrajtohen për kënaqësi nëpër rrugë, lagje dhe pas dyerve, sepse nuk ka asnjë rregullim për mbrojtjen e tyre. Në Shqipëri nuk mungon vullneti i shqiptarëve të dhimbsur e të mirë, të cilët i duan dhe i trajtojnë me dashuri kafshët. Jemi të sigurtë se ata janë shumë të irrituar dhe kërkojnë dënimin e këtyre sjelljeve, por mangësia ligjore çon në reagime të nivelit personal, sepse pothuaj asnjë pushtetar, deri tani, nuk e ka dënuar dhunën ndaj kafshëve.

ZGJIDHJA është në krah të shoqërisë civile dhe shoqatave që mbrojnë kafshët dhe u bën thirrje parlamentarëve tanë që të përpilojnë e miratojnë menjëherë ligjin për mbrojtjen e tyre dhe dënimin e çdo abuzimi e keqtrajtimi deri tek masakra barbare si ajo e pak ditëve më parë në Kuçovë.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: keqtrajtimeShoqata e kafshevestopzgjidhja
Pas

Lidhje me politikën? ja ç’thotë ish-drejtori i policisë së Elbasanit për fisin Çapja

Para

Kryemadhi: Pse kam qenë skeptike për marrëveshjet e Metës me Ramën

Para
Kryemadhi: Pse kam qenë skeptike për marrëveshjet e Metës me Ramën

Kryemadhi: Pse kam qenë skeptike për marrëveshjet e Metës me Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.