Nga tetë simbolet brenda fotos, zgjidhni atë që ju tërheq më së shumti dhe kuptoni se çfarë ju mungon për momentin. Psikologu zviceran Max Licher, i cili përndryshe u bë i famshëm me testin me ngjyra, zbuloi se ekziston një model midis gjendjes emocionale të një personi dhe perceptimit të tij të ngjyrave. Ky test është i popullarizuar edhe sot.
1. DASHURIA Ngjyra e kuqe simbolizon dëshirën për vëmendje, sukses, tendencën e papërballueshme ndaj gjithçkaje që ngjall emocionet tuaja dhe atë që ju përmbush në jetë. Keni nevojë për përshtypje të forta, si dhe një person që mund ta kënaqë atë nevojë tuajën. Kjo është arsyeja pse ky simbol ju ka tërhequr vëmendjen.
2. BESIMI Urgjentisht keni nevojë që një dëshirë të ju realizohet. Praktikisht vdisni për këtë. Shpresoni se shumë shpejt do të dominoni me focën dhe aftësitë tuaja, si dhe sharmin para të cilit askush nuk mund të ju rezistojë! Tani ju mungon frymëzimi. Një burim ku mund të gjeni diçka të dobishme për veten tuaj!
3. PAFUNDËSIA Ngjyra e zezë simbolizon dëshirën për të larguar gjithçka që ju irriton. Ju dëshironi të ndryshoni jetën tuaj dhe të përpiqeni të përmirësoni edhe atë që nuk varet nga ju. Ndërsa vazhdimisht ktheheni në disa nga ngjarjet e kaluara, keni përshtypjen se po rrotulloheni në rreth. Nuk pushoni sa duhet, nuk mund të hiqni dorë nga puna dhe të mos mendoni për atë që ju shqetëson – dhe kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet tani.
4. FORCA
Keni dëshirë shumë të madhe që të zgjidhni disa probleme. Me disa probleme tashmë një kohë të gjatë nuk mund t’ia dilni në krye. Tani e rëndësishme për ju është të merrni vlerësim dhe respekt, pasi ndiheni se vetëm kjo mund të ju japë forcë për të funksionuar më tutje.
5. HARMONIA
Keni nevojë që të keni besim në vetvete në të gjitha mënyrat e mundshme. Megjithatë, do të ishte mirë që të provoni ta përmirësoni kualitetin e jetës po ashtu. Ju pëlqen të mësoni të tjerët se si të sillen dhe t’u pëlqeni njerëzve rreth jush. Pikërisht në rolin e mësuesit e gjeni harmoninë e vërtetë, para së gjithash me veten tuaj, dhe pastaj edhe me të tjerët.
6. LUMTURIA Ju nevojitet një pushim! Keni dëshirë të jeni në një atmosferë të këndshme dhe të gëzoni paqe emocionale. Çdo lloj konflikti merr forcën dhe energjinë tuaj. Prandaj, përpiquni t’i mbyllni sytë në shumë situata. Nevoja juaj kryesore është t’i kushtoni vëmendje vetes dhe të pushoni në mënyrën siç ju përshtatet juve.
7. SEKRETI
Ndodheni në gjendje të harmonisë. Nuk ka tensione, ndiheni i dobishëm. Jeni të hapur për emocione të reja. Po ashtu, njerëzve në rrethin tuaj nuk iu dukeni person i thjeshtë. Lini përshtypjen e një personi që di ndonjë sekret, por që nuk shpejton ta ndajë me të tjerët.
8. DREJTËSIA
Ogranizoni vetes disa ditë pushim që të ktheni forcën!
Ju nuk dëshironi ta jepni veten dhe të hiqni dorë nga të gjitha ndikimet, në mënyrë që të mos bini në provokime. Përpos kësaj jeni shumë të lodhur dhe situata është më e vështirë të kontrollohet … Tani mund të jeni tepër të ngarkuar me punë ose mësime.