”Zgjodhëm presidentin e ri por humbëm pluralizmin”, Ylli Manjani futet në debat me Artan Fugën. Ish-ministri i Drejtësisë, pjesë e LSI-së, parti nga e cila është zgjedhur edhe presidenti i ri i republikës, i shkruan akademikut Fuga lidhur me konceptin e ”askundland”-it, përdorur nga vetë akademiku dhe zëvendësimin e popullit nga maxhoranca.
”Por ndërkohë duhet të bindin PD-në që të kapërcejë pak nga vetja dhe qëndrimet e saj dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Vetëm pjesëmarrja e saj në zgjedhje garanton ndalimin e instalimit të monopartisë që mund të drejtojë çdo gjë absolutisht pas zgjedhjeve (i thënçin)…Inati apo tifozllëku politik nuk bën punë”, argumenton Manjani, duke gjetur mbështetjen e Fugës.
”Edhe unë mendoj se PD do të duhej të kishte kapur momentin kur në prani të partnerëve të huaj, erdhi rasti të merrte të drejtat të përcaktonte së paku katër ministra, mund të kërkonte gjashtë, të merrte kryetarin e KQZ, të kërkonte ndryshimin e kodit elektoral, të kërkonte shkarkimin e prefektëve, sepse kur një kryekomunar – baftjar futet në burg për territor kanabisi, çfarë duhet t’i bëjmë një prefekti??? Të kërkonte dhe të merrte shkarkime dhe jo transferime të atyre që duhet të ruanin territorin, etj. Nuk e di përse nuk i hyri rrugës të negociimit politik, por mbeti në pozicione statike!”, shtjellon më tej idetë e tij Fuga.
DEBATI MANJANI-FUGA
”Ylli Manjani: Askundland-i është gjetje filozofike e jo thjesht Metaforë! Vetëm në askundland ndodhin këto gjëra ku maxhoranca zëvendëson popullin. E kemi huq të vjetër në të Askundlandit këtë gjë.
E vërteta është se pluralizmi (të paktën për këtë kishim rënë dakort deri më sot) është shumë pranë shuarjes! Nëse PD nuk hyn në zgjedhje PS ka mundësi të bëje ç’të dojë edhe formalisht me këtë vend!
Nuk ka vend per t’u marre me individe, por me sistemin politik qe prodhon kriza vetshkaterruese. Individet/ drejtues te askundlandit jane pergjegjes per gjendjen por nuk jane zgjidhja e saj. Ajo do vije nga individe te tjere, nga ata qe kane ide!
Por nderkohe duhet te bindin PD qe te kaperceje pak nga vetja dhe qendrimet e saj dhe te marre pjese ne zgjedhje! Vetem pjesmarrja e saj ne zgjedhje garanton ndalimin e instalimit te monopartise qe mund te drejtoje çdo gje absolutisht pas zgjedhjeve (i thënçin)…
Inati apo tifozlleku politik nuk ben pune. Mbeteshtes 100% gjetjet dhe idete e kesaj analize.
Artan Fuga: Mbështes analizat tuaja zoti Ylli Manjani. Me respekt për veprimet tuaja institucionale! Edhe unë mendoj se PD do të duhej të kishte kapur momentin kur në prani të partnerëve të huaj, erdhi rasti të merrte të drejtat të përcaktonte së paku katër ministra, mund të kërkonte gjashtë, të merrte kryetarin e KQZ, të kërkonte ndryshimin e kodit elektoral, të kërkonte shkarkimin e prefektëve, sepse kur një kryekomunar – baftjar futet në burg për territor kanabisi, çfarë duhet t’i bëjmë një prefekti??? Të kërkonte dhe të merrte shkarkime dhe jo transferime të atyre që duhet të ruanin territorin, etj. Nuk e di përse nuk i hyri rrugës të negociimit politik, por mbeti e në pozicione statike! Me siguri nga mosbesimi ose nuk e di! Ndërkaq, kjo nuk hedh poshtë si thoni ju, që presidenti, kryeministri, kryetari i kuvendit, avokati i popullit, së shpejti edhe punonjësit e drejtësisë, sipas vetingut të konceptuar keq, administrata, rojet e kopshtit zoologjik, pastruesit e rrugëve, me kompromis a pa kompromis, të gjithë janë nga mazhorrrranca. Një opozitë që në këto kushte hyn në zgjedhje ose është budallaqe, ose është impotente, ose e korruptuar! Çfarë kuptimi ka të themi se zgjedhje pa opozitën nuk ka, kur pranojmë se mund të ketë votim për presidentin pa opozitën!!!
Ylli Manjani: E drejtë! Ashtu është, nuk ka kuptim fare. Por kjo analizë e “pakuptimësisë” vlen në situata normale. Vlen kur normalët debatojnë mbi anormalen dhe ka sens. Çështja është që çfarë do bëjmë ndërkohë? Mos futja e PD në zgjedhje, pavarësisht që ka të gjithë të drejtën e saj të mos e bëjë, lejon automatikisht kryeministrin e sotëm të marrë mbi 97 mandate. Jam krejt dakort, që këto do jenë mandate jo përfaqësuese, jo të drejta e jo demokratike. Por fakt është se do t’i ketë. Dhe me ato vota, Ai ( cilidoqofte fundja) ka mundësinë të shpallë mbretërinë! Do jetë shumë më e rëndë kjo! Dhe s’ka më shanse për të debatuar ( realizuar jo e jo) mbi Republiken e re.
Pra imperative është të ndalet maxhoranca mbi kushtetuese monopartiake si fillim. Pastaj të merremi me cilësinë e Kushtetutës, ligjeve dhe të Republikës.
Të merremi sipas të gjitha atyre tezave dhe ideve që janë artikuluar tashmë prej Jush dhe unë i mbështes.
Artan Fuga: Drejt zoti ministër, drejt, unë kam vetëm një mendim më tej. Në botën e sotme me ato 97 mandate, në fakt emërime, ose me ato 970 mandate, nuk bëhet dot mbretëri, por shumë shpejt do të ndodhemi në vetmi. Jo mbretëri por vetmi. Shumë shpejt do të ndodhi dhe unë trishtohem nga kjo. Mbretëria sikurse e dimë mirë të dy nga historia e institucioneve nuk bëhet me mandate halabakësh, por me fisnikëri dhe vlera aristokratike që kandidatë për deputetë nën nivelin mesatar të inteligjencës kombëtare nuk mund t’i përfaqësojnë.
Ylli Manjani: Mbretëri i thënçin, po halabakëri do jetë… dakort jam! Prandaj duhet ta ndalim. Gjithmonë kënaqësi komunikimi me Ju!” (V.G/SHUPLAKA)