Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu ka risjellë përjetimet e saj të dhimbshme për luftën në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-S 20 vite më parë.
Ajo ka postuar dy foto në Instagram, të cilat i kujtojnë atmosferën gjatë luftës në Kosovë, dhimbjen për njerëzit që humbën, ëndrrat dhe shtëpive të tyre.
“Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqytetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Ndërgjegjja ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të shkurtit dhe marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetë, forcat militante serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkruarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe!”, ka shkruar Nishliu përkrah fotos.
Bashkë me Ronën janë solidarizuar shumë fansa të saj si dhe kolegë e miq të artistes. Këngëtarja Aurela Gace ka shkruar që ajo kohë ka qenë një periudhë e tmerrshme për të gjithë shqiptarët e sidomos për fëmijët.
“I mbaj mend fëmijët e familje të tëra që prisnin të strehoheshin nga shteti amë. Tmerr që mos e pafshin me sytë e zemrat e nënave e baballarëve teksa mundoheshin të mbanin krahëve fëmijët ,të lodhur e të rraskapitur, për t’i shpëtuar ferrit. Ajo kohë mbaroi. E gëzoftë lirinë Kosova e kurrë mos u harroftë gjaku i derdhur për liri”.