Blogerja e temave intime Zhaklin Lekatari, e cila trajton në blogun e saj tema të ndryshme rreth marrëdhënieve, ka shpërndarë një story në profilin e saj në Instagram ku përmendet edhe Policia e Shtetit.
Lekatari i ka bërë tag faqes zyrtare të Policisë së Shtetit në Instagram në lidhje me një gjobë që i ishte vënë në mënyrë të padrejtë dhe përgjigja ka qenë e menjëhershme…
Ajo ka shkruar:
Kur ti ben nje story dhe ben tagg Policine e Shtetit, e cila ta kthen me numer privat. Apo kam keqkuptuar. #policiaqenukdua”
Replikat në chat
Policia e Shtetit: Përshëndetje e nderuar
Lektatari: Policia e shtetit duhet t’i shërbeni qytetareve dhe jo të na merrni shpirtin
Policia e Shtetit: Më telefono të lutem në 069 41 19 514
Lekatari: Pse duhet të telefonoj? Ditën e mirë dhe mirupafshim
Policia e Shtetit: Më fal po e morët për keq. Fundjavë të mbarë e gjithë të mirat
Policia e Shtetit në Instagram i ka dërguar numrin e punës së një punonjësi të policisë kur normalisht duhet ta informonte të shprehte shqetësimin e saj në numrin 129 ose të paraqitej pranë zyrave të tyre.