Bujar Sheshi, prokuror në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili kaloi vettingun disa ditë më parë ka kandiduar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sheshi ka kandiduar në limitin e fundit të afatit kohor të garës duke i hapur rrugë kështu ngritjes së KLP-së, deri tani ky organ ishte futur në ngërç pasi mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit.
Kujtojmë se mungesa e interesit nga prokurorët e Apelit për të kandiduar për vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kishte dhe shqetësuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit i cili u kishte bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku hapi dy herë garën, duke iu bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. 6 zgjidhen nga radhët e prokurorëve, nga të cilët 3 nga Prokuroritë e e Shkallës së Parë.
(B.H/Faxweb)