05:47 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhbllokohet koncesioni, Durrës-Kukës me pagesë, taksa 5 Euro për makinat

07:15 | 01/12/2016
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhbllokohet koncesioni, Durrës-Kukës me pagesë, taksa 5 Euro për makinat

Ministria e Transporteve ka njoftuar zyrtarisht konsorciumin “Catalyst” për të nisur negociatat e nënshkrimit të marrëveshjes koncesionare të rrugës Durrës-Kukës. Përmes një shkrese zyrtare të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve, Ministria ka njoftuar përfaqësuesin ligjor të “Catalyst” në Abu Dhabi të paraqitet brenda një jave për nisjen e negociatave.

Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi sot koncesionin për rrugën e Kombit ku makinat e vogla do të tarifohen me 5 euro.

Konsorciumi Catalyst brenda 60 ditëve do ekzekutojë marrëveshjen, çka për qytetaret do të thotë se rruga do të bëhet me pagesë.

Me 30 maj 2016 Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transportit hapi ofertat për dhënien me koncesion të rrugës së Kombit.

Ofertuesit ishin, Catalyst në pjesë të së cilës ishin kompanitë shqiptare, Salillari dhe Kastrati dhe kompania turke Vendeka.

Me 29 gusht Komisioni i prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin Vendeta dhe të parakualifikojë Catalyst si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar.

Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë në 13 vitet e para të koncesionarit të paktën 65 milionë euro.

Kjo shumë është zbardhur në raportin e zgjeruar të Komisionit të Prokurimit Publik, ku është shqyrtuar ankesa e grupimit “Catalyst” për skualifikimin nga gara për koncesionin e mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë..

Kushti i pazbardhur tërësisht nga Ministria e Transporteve është pjesë e ofertës së koncesionit.

Për shkak se Rruga e Kombit nuk përcakton kriterin e trafikut, qeveria shqiptare ka marrë përsipër të kompensojë kompaninë fituese për 13 vitet në vijim, periudhë në të cilën pritet që trafiku të arrijë nivelin e maturimit.

Gjatë kësaj periudhe, buxheti do të alokojë një shumë ndërmjet 4-5 milionë eurove në vit ndaj kompanisë fituese.

Rruga e Kombit, në të gjithë gjatësinë e saj, është 116 kilometër, ndërsa vetëm gjysma e saj ka përfunduar (60 kilometër Rrëshen Kalimash).

Nga ana tjetër, drejtuesit paguajnë taksë qarkullimi mbi karburantin me 27 lekë për litër, që kryesisht ka funksion të gjenerojë fondet për mirëmbajtjen. Kështu, vetëm nga taksa e qarkullimit, buxheti i shtetit vjel 19 miliardë lekë ose afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve

Etiketa: koncesioneKukes
Pas

Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Para

Arrestohen 6 shqiptarë në Itali, pjesë e një bande prostitucioni

Para
Arrestohen 6 shqiptarë në Itali, pjesë e një bande prostitucioni

Arrestohen 6 shqiptarë në Itali, pjesë e një bande prostitucioni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.