Pas 48 orësh është zhbllokuar pika kufitare të Kapshticës. “Fax News” raporton se pala greke ka filluar punën normalisht duke lejuar kalimin e qytetarëve drej shtetit grek.
Sjellim në vëmendje që emigrantët shqiptarë kanë pritur në rradhë prej dy ditësh dhe nuk kalonin dot kufirin. Ditën e djeshme pala greke lejonte vetëm kalimin e shtetasve grek drej Greqisë. Por sot situata ëdhtë normalizuar.
Nga pala shqiptare janë 5 sportele në dispozicion, 3 në dalje dhe dy në hyrje të cilat alternohen edhe në varësi të punës. Ndërsa pala greke punon me 4 sportele. (J.V/Shuplaka)