Euroambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar deklaroi sot se BE-ja dhe Brukseli janë duke parë me vëmendje të madhe situatën me bllokimin e vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi në Evzoni, raporton Telegrafi Maqedoni.
Samuel Zhbogar pret që sa më shpejtë të ç’bllokohet ky vendkalim kufitar, ndërkaq për këtë çështje ka diskutuar edhe me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov. Në lidhje me Evzonin, më herët Frangov u dërgoi letër ambasadorit Zhbogar dhe atij grek, Giannakakis.
Përsa i përket situatës politike në vend, ambasadori është shprehu shkurt dhe se është optimist për zhvillimet e mëtejshme në drejtim të zgjidhjes së krizës politike. (J.V/Shuplaka)