01:42 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zhduken 50 emigrantë të anijes “Diciotti”, Salvini nuk kursen ironinë: A nuk i kisha rrëmbyer unë?

07:26 | 06/09/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhduken 50 emigrantë të anijes “Diciotti”, Salvini nuk kursen ironinë: A nuk i kisha rrëmbyer unë?

Rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.

Selia e kryeministrit, “Viminale” ka sqaruar se “bazuar në ligj, këta persona janë të lirë të lëvizin, kështu që nuk i janë nënshtruar mbikëqyrjes së shtetit”, ndërkohë që Salvini nuk ka ngurruar të bëjë ironinë e radhës: Po, a nuk i kisha rrëmbyer unë?

“Ishin kaq të dëshpëruar – theksojnë nënsekretarët e Ministrisë së Brendshme, Stefano Candiani dhe Nicola Molteni, – saqë kanë preferuar të heqin dorë nga ushqimi dhe akomodimi i garantuar për të shkuar kushedi se ku. Kjo është prova e disatë se, kush zbarkon në Itali jo gjithmonë ia ka mbathur nga uria dhe nga lufta, pavarësisht gënjeshtrave të së majtës dhe atyre që i përdorin emigrantët për të bërë biznes”.

“Asnjë prej këtyre personave nuk dëshiron të qëndrojë në Itali, kjo dihet – shpjegon drejtori i “Caritas”-it italian, don Francesco Soddu. – E përpara një situate mirëbesimi, herët a vonë kushdo do të kishte zgjedhur të largohej vullnetarisht”, pikërisht sepse struktura që i mirëpret nuk e ka për detyrim t’i mbajë. “Ka qenë një largim vullnetar, jo një arratisje. Largohen nga një situatë ‘paraburgimi’ dhe nuk është rasti i parë. Askush nuk dëshiron të qëndrojë në Itali”.

Emigrantët e anijes “Diciotti” që kanë humbur gjurmët, – disa nga “Rocca di Papa”, të tjerë nga Messina, ndërsa disa mbërritën në Frosinone dhe dy eritreas janë pritur në Bologna, – sipas don Soddu “mund të kërkojnë azil në Itali apo kudo tjetër, duke rinisur procedurën e hapur në strukturat tona, duke nisur nga qendra e pritjes së jashtëzakonshme Mondo Migliore”.

Ndërkohë, ka përfituar nga rasti ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, që thumbon me një koment ironik.

“Ishin kaq shumë nevojtarë për mbrojtje, ushqim dhe strehim, saqë kanë vendosur të largohen dhe të zhduken! Si ka mundur të ndodhë kjo? A nuk i kisha rrëmbyer unë në mënyrë të paligjshme?”.

Me këtë koment, zv.kryeministri nënvizon edhe njëherë se bëhet fjalë për “konfirmimin e radhës se jo të gjithë ata që vijnë në Itali janë ‘skeletë’ që ia mbathin nga lufta dhe nga uria”. Ndaj, ai zotohet se do të punojë gjithnjë e më shumë për të ndryshuar ligjet e gabuara dhe për të zeruar ardhjet e reja./Top Channel

 

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 6 Shtator

Para

LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë në Mamurras, kush është i riu që humbi jetën

Para
LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë në Mamurras, kush është i riu që humbi jetën

LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë në Mamurras, kush është i riu që humbi jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.