Kanë humbur dy adoleshentë 15-vjeçarë në qytetin e Pogradecit. Janë nënat e tyre përkatësisht 39-vjeçarja me inicilae J.Sh dhe 46-vjeçarja me inciale A.Sh të cilat kanë bërë denoncimin në polici për humbjen e djemve të tyre.
Sipas nënave adoleshentët me iniciale S.Sh dhe A.Sh u janë larguar nga banesa që prej datës 2 dhjetor të këtij viti. 15-vjeçarët ishin shok midis tyre. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.