03:53 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zhduket 25-vjeçarja sapo zbriti në Rinas, vëllai: Nuk e di ça është bërë me motrën time

07:55 | 23/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhduket 25-vjeçarja sapo zbriti në Rinas, vëllai: Nuk e di ça është bërë me motrën time

Një 25-vjeçare ka humbur për më shumë se një muaji. Po kështu familjarët nuk dinë ende asgjë për vendndodhjen e saj, duke dyshuar edhe për ndonjë aksident apo vetëvrasje të mundshme.

Sipas një të përditshme denoncimi nga familjarët për humbjen e saj është bërë tri ditë më parë në Komisariatin nr.4. Denoncimi është bërë nga vëllai i vajzës, i cili pretendon se ka verifikuar të gjitha të dhënat e hyrjes së saj në Shqipëri, prej më shumë se një muaji, por nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Nga hetimet deri më tani vajza 25-vjeçare, me iniciale D.Gj, ka zbritur në Aeroportin e Rinasit më datë 16 shkurt të këtij viti, pasi ishte kthyer nga Italia.

31-vjeçari me iniciale M.Gj, vëllai i 25-vjeçares është paraqitur në Komisariatin nr.4 më datë 19 mars dhe shumë i shqetësuar ka denoncuar “zhdukjen” e saj, pasi, sipas tij, ajo vuan nga problemet me depresionin.

Verefikimet e familjarëve: 

“Vajza është rezidente në Itali, por kohët e fundit po kurohej atje për shkak të depresionit”, shprehen famijarët. Po kështu një  ditë para se të nisej për në Shqipëri, i kishte lajmëruar për kthimin e saj, por më pas ata kanë humbur të gjitha kontaktet me të. Vëllai i 25-vjeçares është shprehur në polici se ajo ka udhëtuar vetëm nga Italia në Shqipëri dhe që nga momenti kur ka zbritur në Rinas, nuk dinë më asgjë për të. Familjarët kanë deklaruar se kanë kontaktuar me të gjithë të afërmit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, gjithashtu edhe me shoqet e shokët e vajzës së tyre, por as ata nuk kanë dijeni për vendndodhjen e saj. Vëllai është shprehur i shqetësuar në polici, pasi, për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka, mund të ketë kryer edhe vetëvrasje, apo mund të jetë aksidentuar.

Megjithatë nga verifikimet në Morgun e Tiranës, por edhe në qytete të tjera, nuk ka rezultuar ndonjë person me karakteristikat e 25-vjeçares. Hetuesit mësohet se kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë në lidhje me ngjarjen. Ata kanë bërë edhe kqyrjen e kamerave te sigurisë së aeroportit të Rinasit. Pas kësaj kqyrje policia ka vijuar hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Etiketa: 25 vjecarjazhduket
Pas

Kryemadhi, Balla dhe Sejdini i Elbasanit së bashku për festën e ”Novruzit”

Para

Mesi dhe rekordet e tij të pabesueshme të arritura te Barcelona

Para
Thyen heshtjen Mesi, tregon a do të transferohet në Angli

Mesi dhe rekordet e tij të pabesueshme të arritura te Barcelona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.