Një 31 vjeçar është zhdukur që prej mengjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë mbytur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit të Currilave në Durrës.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kërkimet për 31-vjeçarin Donald Molla, banues në Skrapar janë fokusuar në det
Denoncimin në polici e kanë bërë shokët që shoqëronin 31 vjeçarin, të cilët pasi nuk po e gjenin të riun, kanë njoftuar policinë lokale. Forca e rendit janë vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)