Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vetë Llalla ka preferuar që të mos jetë i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj.
‘’Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar për këtë mosparaqitje të subjektit të marrë nën shqyrtim. Nuk është paraqitur ndonjë arsye se pse nuk është i pranishëm”, u shpreh kryetari i komisioni në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Duket se pas largimit nga detyra Llalla ka zgjedhur që të mos përballet me drejtësinë, duke mos harruar faktin se përballë tij qëndron, ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Sipas avokatit Llalla nuk kishte dijeni për seancën që do të zhvillohej sot, çka përbën pak çudi, për shkak se kjo seancë është bërë publike jo pak herë në media. Sipas avokatit ai ka më shumë se dy jave që nuk ka komunikuar me Adriatik Llallën.
Pyetja që shtrohet është: Ku ndodhet ish-kryeprokurori, që nuk e di as avokati?!
(E.K/FAXWEB.AL)