Kishin dalë në det të provonin skafin, zhduken dy persona në Durrës që prej datës 4 korrik.
Të dy personat ishin njohës të mirë të detit dhe prej së martës kishin dalë në det për të provuar mjetin që kishin riparuar.
Është fjala për shtetasit Ardiano Jaho dhe Arsideld Maze 52 dhe 28 vjeç. Jaho është pronar i një hoteli të njohur në qytetin e Vlorës.
Skafi i zhdukur ka qenë më shumë se tetë metra i gjatë, me dy motorë Mërkuri dhe me dokumente të rregullta.
Familjarët thonë që ata nuk kishin pasur konflikte të mëparshme me ndonjë person dhe se telefonata e tyre e fundit ka qenë ajo që i kanë bërë një mikut të tyre, duke kërkuar ndihmë. “Na sil karelin”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të tyre.
Pas kësaj ata kanë humbur çdo kontakt me familjarët. Nuk dihet për gjendjen e tyre, po dyshimet e para janë që mjeti të ketë pësuar ndonjë avari.
(E.K/SHUPLAKA)