Një e mitur nga Gjakova ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani ende nuk dihet vendndodhja e saj. Si pasojë është raportuar si e zhdukur nga policia.
Rasti po hetohet për të gjetur gjurmë të mëtejshme që mund të hedhin dritë mbi zhdukjen e saj.
“Është raportuar se viktima femër nga Kosova, e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raport.