Jo të gjithë e kanë festuar natën e ndërrimit të viteve pranë familjes.
Një 27 vjeçar nga Fieri është zhdukur prej tre ditësh ndaj familjarët kanë bërë denoncimin në polici.
Armando Selimi quhet i zhdukuri, për të cilin familja i bën apel kujtdo që mund ta shohë apo të ketë informacion, të informojnë menjëherë policinë e Fierit.
Babai Petrit Selimi, tregon se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kanë patur kontakt me të që prej tre ditësh. (D.D/Shuplaka)