Christopher Steele, 52 vjeç është ish-spiuni britanik i cili ka përgatitur dosjen e aferës seksuale të Donald Trump, për të cilën thuhej nga CNN se po shantazhohej nga Rusia.
Tabloidi i njohur britanik “Daily Mail” shkruan sot se Steele ka lënë vilën e tij 1.5 mln paundëshe në Britani dhe është larguar pa lënë gjurmë.
Dikur një student i shkëlqyer i Cambridge, ai është zbuluar se ka përgatitur raportin se Donald Trump shantazhohej nga Rusia për një aferë seksuale të vitit 2013.
“Daily Mail” shkruan se ish-agjenti i ka thënë fqinjit të tij se po largohej përgjithmonë, duke i lënë atij të kujdesej për macet që mbante në shtëpi.
Christopher Steele ka qenë spiun i Britanikëve në Bashkimin Sovjetik nga viti 1986 deri në rënien e unionit. (A.R/SHUPLAKA)
Christopher Steele