Në qytetin e Durrësit ka humbur një person. Familjarët e Faik Fezgaj kanë denoncuar në polici humbjen e tij. Sipas familjarëve 53-vjeçari ka humbur kontaktet me ata që prej ditës së djeshme.
Personi i fundit që ka kontaktuar me Faik Fezgajn ka qënë vajza e tij. Ai punonte si taksist në stacionin e trenit në Durrës. Familjarët kanë kontaktuar me të mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:45 por telefoni rezultonte i fikur. Po kështu ata kanë deklaruar se ai ka dalë nga shtëpia për punë dhe nuk është kthyer më në banesë. Policia ka nisur kërkimet por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për të zhdukurin edhe pse po kontaktohen kolegët e tij taksistë. Dy vajzat, gruaja dhe dhëndri kanë bërë denoncimin në polici mbrëmjen e djeshme në orën 21.30. Mësohet se taksisiti ka pasur me vete xhiron e tij ditore. Po kështu familjarët kanë frikës se mos 53-vjeçari është rrëmbyer.
Faiku punonte si tasksist me mjetin tip Benz, në ngjtyrë blu me targa Dr 443 AA. Sipas policisë kush ka informacion të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0694110217. (J.V/Shuplaka)