Një 21-vjeçar nga Durrësi është zhdukur prej tri ditësh në Tiranë. Sipas policisë ai i riu me inicialet K.T. dhe i ka thënë nënës së tij se do të shkonte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e një shoku, por që prej atij momenti nuk është kthyer në banesë dhe as nuk ka kontaktuar me prindërit.
Sipas nënës, ai e kishte telefonuar të martën dhe i kishte thënë se do të qëndronte në Tiranë, por që prej asaj ditë e ëma s’ka asnjë kontakt me të. Policia ka shpërndarë të dhënat e djalit në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post