Një shqiptar nga Maqedonia është zhdukur pa lënë gjurmë që nga shkurti, pak pasi ishte liruar nga burgu “Fleury Merogy” i Parisit në Francë.
Familja ka dhënë alarmin për ndihmë, duke bërë me dije se Arlind Elezi i lindur më 19/09/1989 në Shkup, me gjatësi 1.75 cm, flokët ngjyrë të zezë,ngjyra e syve e kaftë, ka humbur kontaktet me familjen e tij nga dita e enjte 08.02.2018, raporton Zhurnal.mk.
Sipas familjarëve të Arlindit është shumë e çuditshme se si është e mundur që Arlindi të lirohet nga burgu dhe mos të njoftohet të afërmit që ai ka dalë nga burgu. Lajmin se ai ka dalë nga burgu familja e ka mësuar nga autoritetet franceze.
(E.K/FAXWEB)