08:38 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zhdukja e 28 dokumenteve sekrete, dhoma ku mbaheshin nuk monitorohej nga kamerat

08:04 | 29/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja e 28 dokumenteve sekrete, dhoma ku mbaheshin nuk monitorohej nga kamerat

Nga ana e  Prokurorisë ende vazhdojnë hetimet për veprën penale të parashikuar në nenin 296 të Kodit Penal me titull “humbja e dokumenteve sekrete”. Theksojmë se “humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Vetëm dy muaj më parë, pikërisht ditët e para të muajit prill 2017 filloi hetimi pas kallëzimit që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme bëri në Prokurori. Rreth dy javë pas padisë së bërë nga SHCBA, ishte ish-kryeministri Sali Berisha që e bëri publike ngjarjen me një postim në faqen e tij në Facebook.

Në sajë të hetimeve prokuroria ka kërkuar kamerat e sigurisë së këtij institucioni. Përgjigjja që ka marrë Prokuroria, ka qenë se ambienti ku mbaheshin dokumentet sekrete nuk kishte kamera sigurie, që të vëzhgonin lëvizjet që bëheshin në atë zyrë, shkruan Panorama.

HETIMET:

Prokuroria ka saktësuar se cilat kanë qenë dokumentet e humbura dhe, sipas burimeve nga grupi i hetimit, të gjitha shkresat kanë qenë të klasifikuara, por jo “tepër sekret” në nivelin e klasifikimit. Po kështu, organi i akuzës ka arritur të saktësojë se bëhej fjalë për shkresa që përmbanin informacione në lidhje me çështje dhe persona aktualë. Më saktësisht, burimet nga grupi i hetimit thanë se “dokumentet ishin krijuar gjatë muajit dhjetor 2016”.

Sipas tyre, bazuar në gjurmët e lëna në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, del se dokumentet kanë qarkulluar në disa duar dhe më pas janë dërguar në kasafortën ku duhej të ruheshin. Por më pas, kur janë kërkuar, është parë se dokumentet në fjalë nuk gjendeshin dhe kjo ka krijuar edhe situatën e alarmit. Çështja është hetuar fillimisht nga SHCBA, që ka bërë menjëherë kallëzimin penal dhe

më pas ka vazhduar hetimi edhe nga Prokuroria. Kjo e fundit theksoi se nxjerrja e dokumenteve nga kasaforta ku duhej të ruheshin, nuk është protokolluar. Për këtë arsye personat që i kanë nxjerrë shkresat nuk arrijnë të dokumentojnë se ku i kanë lënë. Bazuar në këtë fakt, prokuroria ka kualifikuar akuzën në “humbje të dokumenteve sekrete”. Kjo pasi nga deklarimet e marra por edhe nga verifikimet e kryera, lëvizja e dokumenteve pa kryer shënimet përkatëse në protokoll duket të ketë qenë më tepër një neglizhencë sesa diçka e qëllimshme.

Gjithsesi, Prokuroria deklaroi se po heton “3-4 persona” që kanë pasur akses në kasafortën ku ndodheshin dokumentet. “Pavarësisht se këta shtetas mund të mos kenë dashur ardhjen e pasojës, ata do të mbajnë përgjegjësi penale për humbjen e dokumenteve”, kanë bërë me dije burimet e hetimit. Ky është rasti i parë që dokumente të këtij niveli e kësaj sasie humbasin nga zyrat e shtetit në vitet e fundit.

 

 

Etiketa: dokumetet sekretehetimet
Pas

Kadri Veseli: 50% e qeverisë do të jenë gra

Para

Rama i prerë për 71 mandatet: Kemi shumë për të humbur nëse PS nuk mban timonin e reformave vetëm

Para
Rama thumbon Bashën: Ka 2 vjet që Lulit i dëgjohet gërhima në qytet, pyes demokratët “kë do zgjidhni?”

Rama i prerë për 71 mandatet: Kemi shumë për të humbur nëse PS nuk mban timonin e reformave vetëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.