‘’Air Albania”, kompani shqiptare e fluturimit që u reklamua me bujë nga ana e qeverisë shqiptare, duket se është zhdukur nga qarkullimi ditët e fundit.
Madje ka zëra që turqit e ”Turkish Airlines”, që kishin rreth 49% të aksioneve në këtë kompani, kanë vendosur të mos vazhdojnë me investimin e tyre në vendin tonë.
Ndërkohë që askund nuk duken as avionët me mbishkrimin e Air Albania dhe me emrat e shkrimtarëve më të mëdhenj të vendit, si Lasgush Pogradeci.
Për të gjithë këtë situatë dhe për heshtjen e qeverisë shqiptare, përmes një fotoje ka ironizuar keq dhe kryebashkiaku i natës për Tiranën, Briken Fejzullai.
Duke huazuar mirëmëngjesin e Ramës, Fejzullai shkruan: MIRËMËNGJES, Dhe me këtë foto të këtij grupi turistësh elitarë shqiptarë, teksa hipin tek Air Albania për të parë Stambollin, ju uroj një ditë të mbarë!
Fejzullai edhe më herët ka qenë kritik i ashpër i kryeministrit të vendit, duke e bërë qartë dallimin mes tij dhe Veliajt.
Kujtojmë se fluturimet e para të Air Albania u ndoqën në mënyrë të veçantë nga ERTV-ja e kryeministrit Rama, ndërsa qenë gazetarë, pensionistë dhe studentë të ekselencës qenë të parët që provuan aventurën e fluturimit me këtë linjë ajrore.
(E.K/FAXWEB.AL)