03:47 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zhdukja e avokatit, shtohen MISTERET. Kufoma e gjetur në Itali ishte pa kokë dhe rroba

11:21 | 19/11/2017
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja e avokatit, shtohen MISTERET. Kufoma e gjetur në Itali ishte pa kokë dhe rroba

Ditë pas dite shtohet edhe më shumë misteri i zhdukjes së avokatit Besnik Muço.

Pas gjetjes së një kufome në brigjet italiane dhe kur pritej identifikimi i saj, mësohet se kufoma e gjetur në det është pa kokë, e gjymtuar dhe pa rroba dhe prokurorët kanë kërkuar kryejen e analizës së ADN-së. Familja e avokatit, shkruajnë mediat italiane, është e tronditur shumë nga ky lajm i fundit.

Mediat italiane sot shkruajnë se po kryhen hetime në Puglia për zhdukjen misterioze të avokatit Besnik Muço, pasi në det, pranë Castro-s, në provincën e Lecce, u gjet një trup i pajetë. Kufoma ishte zbuluar në 5 nëntor nga një kalimtar, në vijën bregdetare të qytetit në pjesën jugore të gadishullit puljez, por kushtet e këqia të motit i ndaluan operacionet  për tërheqjen e saj nga deti ose nga qielli.

Kështu që kufoma u kap vetëm ditën tjetër, pasi dallgët e kishin përplasur pas shkëmbinjve. Kufoma është shumë e gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Po ashtu nuk ka as rroba.

Duke qënë e pamundur për autoritetet në Lecce që t’i japin një emër, ato e kanë vendosur kufomën në frigoriferin e morgut të qytetit pa asnjë ide për identitetin e saj, përcjell Syri.net.

Por, të premten, lajmi i gjetjes mbërriti në zyrën e prokurorit në Macerata, ku një dosje për zhdukjen e Muços ishte hapur pas kallëzimit nga gruaja e tij në karabinieri.

Kryeprokurori Gioavanni Giorgio dhe Zv.prokurorja Margherita Brunelli iu raportuan kolegëve në Lecce, Maria Vallefuoco dhe Leonardo De Castrit, zhdukjen e avokatit, duke kërkuar që të shqyrtohet ADN-ja.

Por derisa të dalë rezultati duhet pak kohë. Në gjyqësorin e Lecce-s nuk rezultojnë persona të tjerë të zhdukur, por asgjë nuk mund të thuhet para se të bëhet analiza e materialit gjenetik.

Lajmi ishte tronditës për familjen e avokatit. Gruaja e tij Raimando u kthye ditën tjetër në Itali nga Shqipëri, ku kishte shkuar për të kërkuar burrin e saj.

Muço, 54 vjeç, ishte nisur nga Durrësi më 2 nëntor për t’u nisur drejt Barit. Por, pak pas nisjes, në orën 23:00, celulari i tij nuk përgjigjej.  Gruaja e tij iu drejtua karabinierëve, kurse vëllai i avokatit bëri denoncimin në Shqipëri. Tani prokurori ën Tiranë po heton për rrëmbim personi, pasi në bord u gjetën dokumentet e tij, si italiane, edhe shqiptare.

Në banesën e avokatit nuk u gjet asgjë e pazakontë, por e habitshme për të afërmit ishte nisja e tij: E shoqja nuk dinte asgjë dhe pse Muço ishte nisur me traget kur ai zakonisht merrte avionin.

Zhdukja e 54-vjeçarit është shqetësuese sepse ai ka qënë njeri me influencë në vendin e tij. Ai kishte qënë prokuror në Vlorë dhe kishte hetuar një ish-ministër. Në mars të vitit 1997, me rënien e qeverisë, anarkinë dhe daljen masive të njerëzve nga burgjet, ai e konsideroi më të sigurtë që të ikte me gruan e tij dhe djalin në Itali ku u prit si refugjat politik. Prej tre vjetësh ai kishte vendosur të rifillonte profesionin në Tiranë. 

(E.K/Faxweb)

http://www.ilrestodelcarlino.it/macerata/cronaca/avvocato-scomparso-1.3544737

 

Etiketa: avokatiBesnik Muçomisteret
Pas

A do të jetë Mourinho timonieri i ri i PSG-së?!

Para

Tentoi të kalonte kufirin me 20 Euro brenda pasaportës, i riu nga Berati bëhet shembull, arrestohet

Para
Tentoi të kalonte kufirin me 20 Euro brenda pasaportës, i riu nga Berati bëhet shembull, arrestohet

Tentoi të kalonte kufirin me 20 Euro brenda pasaportës, i riu nga Berati bëhet shembull, arrestohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.