Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’ se policia dinte më shumë se të tjerët lidhur me zhdukjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Ai shtoi ndër të tjera, se ishte vazhdimisht i informuar por theksoi se policia duhet të ketë qartësi më të madhe për të bërë një komunikim zyrtar.
Edi Rama: Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë drejtorit të përgjithshëm që të bënte një hap prapa sepse është e papranueshme që vendi të jetojë nën një skenar Big Brother të kronikës së zezë. Nuk e di nëse ka prova. Unë jam vazhdimisht i informuar. Problemi është që versioni duhet të bazohet në prova. Policia ka shumë më tepër se cfarë kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar.
Discussion about this post