Zhdukja misterioze e një anëtari të grupit terrorist Mojahedin Khalq (MEK) në Shqipëri ka tërhequr edhe një herë vëmendjen ndaj këtij grupi shumë të diskutuar. Malek Sharaee, 47 vjeç, nga Provinca Khuzestan në Iran, thuhet se u mbyt në rezervuarin e ujitjes të fshatit Rrotull. Pas tre ditësh kërkime, zhytësit nuk e kanë gjetur ende trupin e tij edhe pse kanali i ujit është vetëm 3.5 metra i thellë. Megjithatë, një përfaqësues i MEK dhe tre dëshmitarë të MEK thanë se rrobat e tij u gjetën buzë rezervuarit. Policia tani po e heton këtë si një vepër penale të mundshme. Sidoqoftë, nëse nuk arrijnë të hyjnë në kampin Ashraf Tre, kampi i trajnimit të MEK-ut në Manëz, ata nuk kanë gjasa ta zbulojnë të vërtetën, pasi Shqipëria si një vend i vogël e ka të pamundur të ndëshkojë MEK apo të depërtojë në këtë organizatë.
MEK (e njohur si Ushtria Private e Sadamit) ishte e panjohur në Shqipëri derisa disa anëtarë të saj arritën në këtë vend pas vitit 2013. Sjellja e tyre e çuditshme dhe aktivitetet e diskutueshme shpejt u bënë fokusi i vëmendjes së medias vendase.
Por historia e errët e MEK ka filluar shumë përpara kësaj. Së bashku me sulme terroriste të stilit ushtarak të dokumentuara mirë në Iran që nga viti 1980, MEK u trajnua edhe nga Mukhaberat (Shërbimet Sekrete) të Saddam Husseinit dhe më vonë nga MOSSAD i Izraelit. Si rezultat, MEK ka kryer shumë akte terrori të fshehta dhe vrasje përgjatë këtyre dekadave, ndonëse disa prej këtyre akteve u interpretuan ndryshe për të bërë të dukej sikur Irani ishte i përfshirë. Një histori e ngjashme ishin bombardimet e vitit 1994 të qendrës së komunitetit hebre në Buenos Aires. Përkundër hetimeve të gjera, provat primare që lidhnin Iranin erdhën nga katër oficerë të nivelit të lartë të inteligjencës së MEK. Në vitin 2011, një njeri i lidhur me tregtarët e drogës meksikane u arrestua për vrasjen në tentativë të ambasadorit saudit në Amerikë. SHBA akuzuan menjëherë Iranin, por pas dy javësh u zbulua se atentatori ishte i lidhur me MEK. Në vitin 2013, Izraeli arrestoi një iranian suedez, Ali Mansouri, i cili ‘pranoi’ të spiunonte Iranin në Tel Aviv. Ai doli të jetë anëtar i MEK-ut.
Modeli themelor i këtyre ngjarjeve është mashtrim dhe vrasje. Këta shembuj nuk janë unikë. MEK ka një histori të gjatë të aktivitetit shumë të sofistikuar dhe brutal. Megjithatë, vdekja e raportuar e Malek Sharaee në Shqipëri këtë javë gjithashtu tregon një fazë të re në veprimtarinë e fshehtë të MEK. Këtë herë, anëtarët individualë të MEK-ut, të cilët më parë ishin përfshirë në akte të njohura të dhunës, tani po bëhen viktima të organizatës së tyre.
Vrasjet e brendshme nuk janë të reja – komandanti Ali Zarkesh u vra qëllimisht gjatë një operacioni ushtarak në vitin 1988 sepse ai ishte bërë kritik ndaj udhëheqjes. Ka pasur qindra raporte për vdekje të dyshimta dhe vrasje aktuale gjatë tre dekadave të fundit të kryera kundër kritikëve dhe rivalëve.
Në vitin 2013, ish-anëtar i MEK-ut Massoud Dalili u identifikua si viktima e 53-të e një masakre në Kampin Ashraf në Irak. MEK vetëm e pranoi vdekjen e tij kur autoritetet e Irakut e identifikuan zyrtarisht nëpërmjet ADN-së së tij. Trupi i Dalilit ishte shpërfytyruar qëllimisht (fytyra dhe duart e tij u dogjën) për të fshehur identitetin e tij. Massoud Dalili ishte një prej personelit të sigurisë personale për udhëheqësin Massoud Rajavi. Ai ishte trajnuar nga rojet republikane të Sadamit dhe trupat speciale të MEK-ut. Para se të vinte në Irak, Dalili kishte drejtuar një ekip të vogël MEK në Provincën e Gilanit, ku ai ishte përgjegjës për vdekje të shumta, përfshirë civilët.
Massoud Dalili: Kërkohet për terrorizëm në provincën e Gilanit – i vrarë në kampin Ashraf, Irak
Një tjetër viktimë e vrarë gjatë sulmit të njëjtë ishte Zohreh Ghaemi. Ajo kishte urdhëruar vrasjen e gjeneralit Sayad Shirazi në vitin 1999. Nga viktimat e tjera atë ditë, së paku dhjetë prej tyre njihen se kanë marrë pjesë në aktet e njohura të dhunës për llogari të MEK. Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin ndaj kampit Ashraf.
Zohreh Ghaemi: Përgjegjës për vrasjen e gjeneralit Shirazi – e vrarë në Kampin Ashraf të Irakut
Në vitin 2015, në Holandë, Mohamad Reza Kolahi u vra nga një bandë kriminale me urdhër të MEK. Hetuesit konfirmuan se Kolahi ishte përgjegjës për bombardimet e 1981 të selisë së Partisë së Republikës Islamike në Teheran, në të cilën u vranë 72 politikanë të lartë dhe anëtarë të partisë.
Mohammad Reza Kolahi: Selia e Partisë së Bombarduar në Iran – e qëlluar nga anëtarët e bandës në Holandë, ndërsa u fsheh nga MEK
Një anëtar tjetër i MEK-ut, Massoud Keshmiri, përgjegjës për bombardimet ku mbeti i vrarë kryeministri Bahonar dhe presidentin Rajai më 1981, u pa me MEK në Gjermani disa vite më parë. Që atëherë është zhdukur dhe mund të jetë i vdekur. Ndonëse këto vdekje nuk mund të thuhet të jenë të lidhura drejtpërdrejtë, ekziston një fije e përbashkët, qëllimi i të cilit bëhet i qartë kur kujtojmë 2016 kur princi Turki al-Faisal, ish-shefi i inteligjencës së Saudit, njoftoi vdekjen e kreut të MEK Massoud Rajavi. Është e qartë nga kjo që MEK-u është duke u pastruar nga maja në fund të të gjithë individëve që kanë pasur përfshirje ose janë të lidhur me të kaluarën e tyre të dhunshme – riemërimi me vrasje për ta bërë grupin legal dhe të pranueshëm.
MEK është bërë modeli për mënyrën se si grupimet e tjera të mundura terroriste mund të rifreskohen dhe ripërdoren. Në Shqipëri pati polemika të forta pas njoftimit të kryeministrit bullgar se “Shqipëria do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në Ballkan”. Kryeministri Rama më vonë e hodhi poshtë këtë si fantazi, por ai nuk është bindës.
Por, historia e MEK-ut në Shqipëri tregon se skenari mund të përsëritet. Nëse luftëtarët e ISIS arrijnë dhe vendosen, procesi do të fillojë ashtu siç ndodhi me MEK. Vendasve do t’u duhet të presin më shumë vrasje misterioze, vetëvrasje, zhdukje, ndërhyrje të çuditshme për të parandaluar hetimet. Dhe, sigurisht, përfshirja e qytetarëve, politikanëve dhe personaliteteve shqiptare pro dhe kundër. Plus, jo vetëm duke braktisur çdo shpresë për t’u bashkuar me BE, por duke vuajtur më shumë kufizime në kufij me vendet e BE dhe Ballkanit. Kjo do të çonte jo vetëm në shuarjen e shpresave për t’iu bashkuar BE-së, por vuajtjen e kontrolleve dhe kufizimeve në kufijtë e këtij unioni. BalkanPost.com