Ambasadori i Turqisë në Tiranë ka folur për Fax News lidhur me ngjarjen e ndiodhur në fund të muajit Gusht ku një Jaht i braktisur u gjet në brigjet e Shëngjinit, ndërsa kapiteni i tij ende nuk është gjetur.
Murat Ahmet Yoruk thotë se e pista e dyshimit deri më tani është që kapiteni i jahtit është zhdukur ose ka rënë në ujë që në Mal të Zi, ku mjeti lundrues sipas tij mund të ketë humbur kontrollin që aty, dhe kapiteni mund të ketë rënë në ujë në ujërat vendit fqinj ku dallgët nga veriu ta kena dërguar trupin në Kroaci.
“Duke qenë se trupi nuk është gjetur akoma as në Shqiperi as në Mal të Zi, çështja do të mbyllet dhe jahti do të terhiqet javën tjetër nga Turqia. Duhet sqaruar se trupi i zhdukur ka qenë i kapitenit të jahtit dhe jo biznesmenit, pronarit të mjetit siç është transmetuar në disa media shqiptare. Në jaht nuk ka pasur njolla gjaku apo shenja të tjera që mund të ngjallin dyshime të tjera prandaj çdo pistë tjetër eleminohet”, tha për Fax News Ahmet York.
(F.GJ/FAWEB.AL)